TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Disa observime për dështimin e sotëm në Bruksel

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Ballkani i Hapur ishte projektuar nga Rusia, por tash mund të riformulohet nga SHBA-ja

Milazim Krasniqi

Shkruan: Milazim Krasniqi

Përtej tamtameve pseudopatriotike e ideologjike, po i them disa fjalë për dështimin e sotëm në Bruksel, konsekuencat e mundshme të këtij dështimi dhe zgjidhjet që janë ende në dispozicion.

1. Dështimi mund të jetë i programuar, për ta afruar Serbinë me BE-në në sfondin e kërkesës që Serbia të shkëputet sa më shumë nga influenca ruse. Pra, si një favor për të. Por, një qeveri serioze e Kosovës, do të duhej ta kalkulonte edhe atë skenar si mundësi e të adoptonte politika që e pamundësojnë një skenar të atillë. Nëse ai ka qenë skenari I Borellit, qeveria e Kosovës ka rënë në grackë. Tash është e fajësuar për dështimin.
2. Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se ka synuar të lidhë normalizimin dhe afatizimin e tij me targat. Duket qëndrim logjik, por vetë Kurti e ka imponuar si të ndarë problemin e targave. Ai me problemin e targave e ka minuar procesin e normalizimit. Si pasojë serbët braktisën institucionet dhe tash integrimi i tyre është kthyer në pikën zero. Ky është një dështim i rëndë i qeverisë Kurti.
3. Harxhimi i gjitha asaj energjie për një problem teknik-administrativ ka qenë gabim që nga fillimi. Po të dëgjohej këshilla e SHBA-së që kjo çështje të shtyhej për dhjetë muaj, do të mund të ecte përpara procesi i negociatave për normalizimin e raporteve në bazë të projektit franko-gjerman ose evropiano-amerikan. Por tash edhe ai proces tashmë është i minuar.
4. Dalja e serbëve nga institucionet e ka krijuar klimën psikologjike e politike që në veri të fuqizohen organizatat terroriste si ato të dikurshmet “Narodna Odbrana” dhe “Crna ruka”, të njohura për terror e dhunë edhe ndaj serbëve, për t’ua faturuar fajin shqiptarëve. Një kryeministër i Kosovës, që do ta njihte historinë serbe, fanatizmin iracional serb për Kosovën, do të shmangte nxitjen e impulseve dhe organizimeve të tilla. Përkundrazi, qeveria Kurti u ka shërbyer si oksigjen organizimeve të tilla.
5. Dështimi i sotëm në Bruksel dhe fajësimi nga ana e Borrelit për Kosovën, mund të prodhojë njërën nga këto dy mundësi, e para, konfliktin civil në veri ndërmjet qeverisë sonë dhe serbëve lokalë, e dyta, krizën e qeverisë sonë. Kriza e veriut nuk e prekë askend tjetër, përveç Kosovën. Madje as Serbinë direkt, sepse ajo nuk mund të ndërhyjë në Kosovë. Kriza nuk i prekë as shtetet e NATO-s, Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Nëse Kurti llogaritë të fusë në kurth NATO-n e ka krejt gabim, sepse nuk mundet. Prandaj kriza mund të dërrmojë vetëm Kosovën si shtet, duke e vu në pikëpyetje ekzistencën e saj. Saktë ashtu si e ka synim Serbia.
6. Kurti duhet të reflektojë e të dëgjojë aleatët tanë strategjikë, sa ka edhe pak kohë. Dorëheqja nuk është kurrfarë opcioni, sepse vetëm sa do ta dëmtonte Kosovën edhe më shumë, me rigjallërimin e konflikteve të brendshme partiake-politike, sigurisht edhe të rritjes së aktiviteteve subversive të shërbimeve të ndryshme sekrete. Pra, Kurti duhet të reflektojë, të rri në detyrë e të shndërrohet nga opozitari ndaj vetes në shtetar në shërbim të shtetit. Deri sonte është sjellë si opozitar, e jo si shtetar. Uroj ta ketë marrë leksionin sot, për të mos qenë vonë nesër. (21 nëntor 2022).
Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info.
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Askush nuk e keqpërdori emblemën e shenjtë të UÇK-së aq sa drejtuesit e OVL-së, PDK-së dhe BDI-së!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Zulfaj: Kosova do të ishte ndër vendet e para drejt anëtarësimi në BE po të vlerësohej progresi siç duhet

Rexhaj: Një koalicion LVV-LDK e Nisma do të ofronte qeveri stabile

Rexhaj: Shirko-Pula garanton paanësi dhe stabilitet politik

Nënshkruhet protokolli për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë

Nënshkruhet protokolli për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë

Lufta në Ukrainë, BQK-ja thotë se po punon në ruajtje të stabilitetit financiar

BQK mirëpret miratimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

Protestuesit nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk respektojnë vendimin për pagën minimale

Protesta e së premtes në Tiranë, 10 protestues dhe 8 policë të lënduar

Protesta e së premtes në Tiranë, 10 protestues dhe 8 policë të lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën