TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Albin Kurti nuk është i vetmi fajtor për këtë katandisje

Shkruan: Milazim Krasniqi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Albin Kurti nuk është i vetmi fajtor për këtë katandisje

Më së lehti është të thuhet se Albin Kurti ka faj për përkeqësimin e raporteve të Kosovës me SHBA-në. E vërteta është që Kurti e ka një pjesë të fajit për këtë përkeqësim. Por, e vërteta është që

Kurti e ka trashëguar këtë tendencë të përkeqësimit të besimit me amerikanët nga parardhësit e vet në qeveri, nga i pari tek i mbrami. Ja një tabelë:

– dhuna politike menjëherë pas çlirimit, ndaj serbëve lokalë po edhe ndaj aktivistëve politikë, ishte një lloj shoku për amerikanët. Si mund të bëheshin dhunues, ata që ishin deri dje viktima? Tentuan ta ndalnin atë tendencë me krijimin e një përfaqësie të përbashkët, (Ollbrajt dhe Hill) por ajo u refuzua nga njëra palë jona dhe gjendja rrëshqiti edhe më fort drejt një lloj anarkie politike e të sigurisë.

– Trazirat e marsit 2004 shënuan krisje edhe më të madhe të besimit në vizionin, guximin dhe ndershmërinë e përfaqësuesve politikë të Kosovës.

– Privatizimet shumë herë banditeske dhe korrupsioni galopant, shkaktuan hutim dhe zhgënjim tek amerikanët.

– Pas pavarësimit dolën ide minuese ndaj pavarësisë së Kosovës- bashkimi me Shqipërinë dhe shkëmbimi i territoreve me Serbinë.

– U refuzua me dhunë demarkacioni me Malin e Zi, edhe pse miratimi ishte interes strategjik i NATO-s, sepse ishte parakusht i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

– U sulmuan brutalisht institucionet. Në një rast u sulmua edhe ambasadorja amerikane.

– U tentua të zhbëhej Gjykata Speciale.

– Nuk pati asnjë qeveri vullnet të formohej Bashkësia e Komunave me kohë e me terma më të butë, se sa këta që janë sot më qarkullim.

– U bë një lojë pa asnjë kuptim me taksën 100%, në kundërshtim me rekomandimet e qarta amerikane, që ajo të hiqej.

Votuesit e zhgënjyer dhe të hutuar, vunë bast me tërë shumën në Kurtin, duke e bërë jo vetëm kryeministër me fuqi të madhe të votës po edhe tabelë qitjeje. I ekzaltuar gabimisht nga ai rol, Kurti në vend që të tregone maturi, tregoi arrogancë të pafrenuar. Gabimin fatal e bëri me problemin e targave, ku tregoi aventurizëm e jo liderizëm. Dhe ashtu provokoi ortekun e Serbisë ndaj qeverisë së tij. Për shkak të ndryshimeve gjeopolitike që solli agresioni rus në Ukrainë, tash Serbia po ledhatohet nga Perëndimi, që të shkëputet nga influenca ruse, prandaj orteku ndaj Kurtit nuk është vetëm i Serbisë, po edhe i Perëndimit. Ky ortek ka rrezik ta dëmtojë jo vetëm Kurtin, po edhe Kosovën.

Ama, përgatitja e këtij orteku ka kohë të gjatë që është përgatitur. Esht ortek ndaj një elite hipokrite, abuzuese e të paaftë, po si duket edhe ndaj një shteti që nuk po don të bëhet vend. Në instancë të fundit, Kurti e përfaqëson në mënyrë legjitime atë shumicë, e cila nuk po dëshmon me veprime qytetare se e duan Kosovën si shtet.

Ne duhet ta kemi të qartë edhe këtë gjë të fundit: SHBA përkatësisht NATO-ja Kosovën mund ta mbajnë nën kontroll dhe në sferën e vet edhe pa partneritet me qeveritë e Kosovës. Këtë gjë ua mundëson në mënyrë absolute Marrëveshja Ushtarake-Teknike e 9 qershorit 1999 dhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit e 10 qershorit 1999, të cilat nuk e kanë asnjë afatizim dhe faktikisht asnjë kufizim të imponimit të vullnetit e pushtetit.

Fatkeqësisht, politikanët tanë për gjithë këto vite nuk e kanë kuptuar qartë këtë gjendje vasale të Kosovës, e cila më shumë është problem i sigurisë se sa i demokracisë. Shumë prej tyre, duke përfshirë këtu edhe Albin Kurtin, kanë tentuar të sillen si gjoja politikan sovran, (edhe në pabesi ndaj SHBA-së) duke qenë shteti ynë de jure dhe de facto shtet klient e jo shtet sovran. (28 janar 2023)

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

“Vjosa-Kurti”, aleanca që po ndryshon skenën politike?

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

Skandali nuk është fjala e Ferit Hoxhës

Gazetarja rumune Julia Bahovski viziton për herë të parë Kosovën, ndan përshtypjet dhe opinionin e saj

Gazetarja rumune Julia Bahovski viziton për herë të parë Kosovën, ndan përshtypjet dhe opinionin e saj

Shkodra: Liderët opozitarë nuk kanë besu që i fitojnë zgjedhjet, kjo ndjehet nga votuesit

Kriza e moszgjedhjes së presidentit si pasqyrë e thellimit të krizës politike dhe institucionale në Kosovë

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Sindikata e Policisë kërkon pensionim të parakohshëm nga mosha 55-vjeçare

Biletat për festën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Crystal Palace kushtojnë deri në 83,000 euro

Biletat për festën e Arsenalit në ndeshjen ndaj Crystal Palace kushtojnë deri në 83,000 euro

Mancini pranon edhe pagë të vogël vetëm për të drejtuar Italinë

Mancini pranon edhe pagë të vogël vetëm për të drejtuar Italinë

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares, Maran: Shqipëria, një vend me krenari, synojmë Evropianin

Përzgjedhësi i ri i Kombëtares, Maran: Shqipëria, një vend me krenari, synojmë Evropianin

Haradinaj kujton të rënët në Sagonë: Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në të gjitha etapat

Haradinaj kujton të rënët në Sagonë: Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në të gjitha etapat

Policia e Kosovës tregon versionin e saj për rastin e 27-vjeçarit

Burrë e grua sulmohen nga dy persona në Zubin Potok

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Votimi përmes postës, KQZ publikon hapat që duhet ndjekur diaspora

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën