TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës ka realizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Kolonia”, i cili çoi në arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në shitblerjen e narkotikëve.

Operacioni u zhvillua më 14 shtator 2024, në Fushë Kosovë dhe ka rezultuar në konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni filloi rreth orës 17:30, kur njësitë policore  në rrugën e Pejës, më saktësisht afër rreth rrotullimit në Fushë Kosovë ndaluan një veturë të tipit Golf 7, në të cilën udhëtonte një i dyshuar me inicialet (D.E.).

Pas ndalimit të tij, policia kreu një bastisje në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan 17 me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë prej 8 kilogramësh dhe 471.5 gramë, si dhe 11 paketime të dyshuara për kokainë me peshë prej 59.3 gramë.

Përveç kësaj, u gjetën 92 tableta të dyshuara si Extazi, një peshore digjitale dhe 4,800 euro, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Në vazhdën e operacionit, policia kreu një tjetër bastisje në një banesë pranë banesës së të dyshuarit të parë, ku u arrestua një person i dytë me inicialet (Sh.O.).

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 6 paketime me marihuanë me peshë 10.5 gramë dhe 200 euro para të gatshme.

  • (17) paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë (8) kilogram e (471.5) gram,
  • (11) paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë mepeshë (59.3) gram,
  • (92) tableta të dyshuara për narkotik të llojit Extazi me peshë (47.3) gram,
  • (1) peshore digjitale e cila shërben për matjen në sasi të vogla  dhe
  • (4800) katër mijë e tetëqind euro para të gatshme që dyshohen që janë përfituar nga shitja e narkotikëve .

I dyshuari i tretë, (B.I.), u arrestua më vonë, dhe nga ai u konfiskua një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur për transportimin e substancave narkotike.

Policia e Kosovës ka deklaruar se “të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë,” ndërsa të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë pas intervistimit.

Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Policia theksoi përkushtimin e saj për luftimin e dukurive negative, duke nënvizuar se masa të ashpra ligjore po merren ndaj personave të përfshirë në shitblerjen e substancave narkotike.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë informata relevante të bashkëpunojnë sa më shumë me Policinë e Kosovës në parandalimin e rasteve të tilla,” thuhet në deklaratë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?

A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, diell, shi e shkarkime rrufesh

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, diell, shi e shkarkime rrufesh

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë

“Betejat me Abdixhikun, arsyeja pse gjashtë deputetë nuk e votojnë Sejdiun”, Guri komenton zhvillimet e fundit në LDK

Martinez në historinë e Interit, shënuesi i tretë më i mirë zikaltër në Serie A

Tre pilotë nga Kosova në Top 10-shen e botës në paragllajdizëm

Tre pilotë nga Kosova në Top 10-shen e botës në paragllajdizëm

“Betejat me Abdixhikun, arsyeja pse gjashtë deputetë nuk e votojnë Sejdiun”, Guri komenton zhvillimet e fundit në LDK

“Betejat me Abdixhikun, arsyeja pse gjashtë deputetë nuk e votojnë Sejdiun”, Guri komenton zhvillimet e fundit në LDK

Vdiq ish-notari, Ymer Lota

Vdiq ish-notari, Ymer Lota

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën