TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Olimpiada, CAS hap rrugën për rusët dhe bjellorusët

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Olimpiada, CAS hap rrugën për rusët dhe bjellorusët

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka pranuar apelimet kundër vendimit të Federatës Ndërkombëtare të Skive dhe “Snowboard”-it (FIS), duke rihapur mundësinë që sportistët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në garat kualifikuese olimpike si Atletë Individualë Neutralë. Kështu, sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia mund të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Vendimi vjen pasi CAS anuloi ndalimin e vendosur nga FIS më 21 tetor, një rezolutë që synonte “të mos lehtësonte pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë, si Atlete Individualë Neutralë, në eventet kualifikuese për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2026”.

Pas këtij vendimi nga Këshilli Federal i FIS-it, sportistët e dy vendeve iu drejtuan gjykatës zvicerane duke argumentuar se ishte shkelur statuti i FIS-it dhe parimet e neutralitetit politik dhe mosdiskriminimit. Apeli i parë u paraqit nga Federata Ruse e Skive (RSF), përmes 12 atletëve dhe para-atletëve rusë, si edhe nga Komiteti Paralimpik Rus. Apeli i dytë u paraqit nga Federata Bjelloruse e Skive (BSU) dhe nga 5 sportistë bjellorusë. Të dyja ankesat u pranuan pjesërisht nga CAS.

Gjykata theksoi se, nëse sportistët “plotësojnë kriteret” e vendosura nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) për të marrë statusin e atletit neutral, atëherë përfaqësuesit e të dy vendeve “duhet të lejohen të marrin pjesë në garat kualifikuese”. Megjithatë situata mbetet e ndërlikuar, pasi kanë mbetur pak më shumë se dy muaj nga nisja e Lojërave të “Milano-Cortina 2026” dhe mundësitë për t’u kualifikuar janë të kufizuara. Për më tepër, për të respektuar kriteret nga IOC, sportistët rusë dhe bjellorusë nuk duhet të jenë nën kontratë me ushtrinë dhe nuk duhet të kenë mbështetur aktivisht pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ndryshe paraqitet çështja për atletët paralimpikë, të cilët do të mund të marrin pjesë në Lojërat Paralimpike “në të njëjtat kushte si të gjithë para-atletët e tjerë”, pra me himnin dhe flamurin e shteteve të tyre. Kjo pasi, në fund të shtatorit, Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar votoi për rikthimin e plotë të rusëve dhe bjellorusëve në garat ndërkombëtare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani në dyshim për Atalantan

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Ndalohet për 48 orë një i dyshuar për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Ndalohet për 48 orë një i dyshuar për dhënie ryshfeti dhe ushtrim ndikimi

Osmani për takimin me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë

Osmani për takimin me Ramën: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë

Qeveria jep detaje nga takimi Kurti-Rama

Qeveria jep detaje nga takimi Kurti-Rama

Mbreti i Britanisë së Madhe uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Britanisë së Madhe uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia me plan operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen përkohësisht

Prokuroria: Mbrojtja i paraqiti ish-krerët e UÇK-së si të papushtetshëm

Prokuroria: Mbrojtja i paraqiti ish-krerët e UÇK-së si të papushtetshëm

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Kuvendi miraton Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën