TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

OKB-ja njofton për mbi 400.000 të zhvendosur në Gaza

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
OKB-ja njofton për mbi 400.000 të zhvendosur në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi të premten herët se më shumë se 400.000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës dhe se 23 punonjës humanitarë janë vrarë qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse ndaj sulmit nga militantët e Hamasit në Izrael në fundjavë.

OKB-ja i ka kërkuar gati 300 milionë dollarë për t’i ndihmuar rreth 1.3 milionë civilë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, kryesisht për ndihma ushqimore, pasi furnizimi me ushqim po mbaron.

“Zhvendosja masive po vazhdon. Në Rripin e Gazës, numri i personave të zhvendosur brenda vendit është rritur për 25 për qind në 24 orët e fundit, duke e tejkaluar shifrën 423.000, dy e treta e të cilëve janë strehuar në shkollat e UNRWA-së”, tha OKB-ja duke iu referuar agjencinë së refugjatëve palestinezë.

Të premten në mëngjes, Ushtria e Izraelite i paralajmëroi të gjithë që jetojnë në veri të Qytetit të Gazës të zhvendosen në jug të Rripit të Gazës brenda 24 orëve të ardhshme, duke rritur frikën për një ofensivë tokësore.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarriq, tha se “është e pamundur që një zhvendosje e tillë të bëhet pa pasoja të tmerrshme humanitare”.

OKB-ja tha se e mori një udhëzim të ndarë nga Ushtria e Izraelit pak para mesnatës të enjten, sipas të cilit 1.1 milion civilët që jetojnë në veri të Gazës kanë 24 orë kohë për t’u zhvendosur në jug të vendit.

“Ky është kaos, askush nuk e di çfarë të bëjë”, tha Inas Hamdan, një zyrtare e OKB-së për agjencinë e refugjatëve palestinezë në Qytetin Gaza.

Gaza është plotësisht e rrethuar dhe e bllokuar nga Izraeli, i cili ka thënë se rrethimi nuk do të përfundojë derisa Hamasi t’i lirojë të gjitha pengjet.

Më shumë se 1.400 njerëz janë vrarë në Gaza qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse, sipas zyrtarëve palestinezë.

Hamasi i mori 150 pengje dhe i dërgoi në Gaza gjatë sulmeve të fundjavës në Izrael, ku militantët e tij i vranë 1.300 njerëz./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Greta Thunberg pjesë e protestës në mbështetje të Palestinës në Tiranë

Greta Thunberg pjesë e protestës në mbështetje të Palestinës në Tiranë

Hamas kërkon reagim urgjent nga bota islame për urinë në Gaza

Hamas kërkon reagim urgjent nga bota islame për urinë në Gaza

Harvard kritikohet për anulimin e numrit special mbi arsimin në Palestinë

Harvard kritikohet për anulimin e numrit special mbi arsimin në Palestinë

SHBA-të tërhiqen nga UNESCO

SHBA-të tërhiqen nga UNESCO

Gaxherri: Kërkesa e Osmanit drejtuar Kushtetueses e domosdoshme, jo e vonuar

Gaxherri: Kërkesa e Osmanit drejtuar Kushtetueses e domosdoshme, jo e vonuar

LVV pret përgjigje nga Nisma – Kryeziu: Shpresojmë të zhbllokojmë Kuvendin

LVV pret përgjigje nga Nisma – Kryeziu: Shpresojmë të zhbllokojmë Kuvendin

Kadrijaj: Presidentja veproi drejt, Kurti nuk e mori seriozisht afatin kushtetues

Kadrijaj: Presidentja veproi drejt, Kurti nuk e mori seriozisht afatin kushtetues

Emisioni “Info Nata” 22.07.2025

Emisioni “Info Nata” 22.07.2025

Greta Thunberg pjesë e protestës në mbështetje të Palestinës në Tiranë

Greta Thunberg pjesë e protestës në mbështetje të Palestinës në Tiranë

Zeqaj: Kurti s’e bën Limajn kryetar – pritet ta zëvendësojë një grua

Zeqaj: Kurti s’e bën Limajn kryetar – pritet ta zëvendësojë një grua

Takim me gastronomët: Policia kërkon respektim të orarit dhe rendit në kryeqytet

Takim me gastronomët: Policia kërkon respektim të orarit dhe rendit në kryeqytet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X