TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OKB diskuton më 20 prill për Kosovën

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
OKB diskuton më 20 prill për Kosovën

Në seancën përkatëse pritet të marrin pjesë si Serbia ashtu dhe Kosova. Shqipëria është që prej janarit 2022 anëtare e Këshillit e Sigurimit (KS) dhe Kosova është për të një nga çështjet me interes të veçantë. Këshillin e Sigurimit e drejton këtë muaj Mbretëria e Bashkuar.

Takimi i fundit i KS është mbajtur në tetor 2021, gjashtë muaj më parë dhe që nga ai takim nuk ka pasur ndryshime të mëdha në raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Një nga çështjet që ka preokupuar palët muajt e fundit ka qenë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet që u zhvilluan në Serbi. Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon ta shohë si provincën e vet autonome. Ky ka qenë edhe qëndrimi i fundit i presidentit serb Aleksandar Vuçiq në bisedimet Prishtinë- Beograd, të zhvilluara për herë të fundit korrikun e kaluar.

Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimin për acarimin e mundshëm të tensioneve në Ballkanin Perëndimor. Vendet e BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësimin se Rusia mund të destabilizojë Kosovën. Si kushte për garantimin e paqes dhe sigurisë, Kosova ka kërkuar të bëhet anëtare e NATO-s dhe të ketë një bazë të përhershme amerikane në vend.

Synimi kryesor i OKB në Kosovë është ruajtja e stabilitetit. Dhe mungesa e suksesit në bisedimet Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuara nga BE, mund të bëjë që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të kërkojnë nga të dy palët të rifillojnë bisedimet diplomatike dhe të japin një deklaratë ku të thonë se nuk do të përdorin dhunën kundër njeri – tjetrit.

Sa i përket 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, qendrimet janë të njohura. Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA e njohin Kosovën dhe mbështesin qeverinë e saj, ndërkohë që Rusia dhe Kina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështesin Serbinë dhe qëndrimin e saj. Nga 10 anëtarët e përkohshëm të KS, pesë e njohin pavarësinë e Kosovës (Shqipëria, Gaboni, Irlanda, Norvegjia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe), kurse pesë të tjera nuk e njohin (Brazili, Gana, India, Kenia, dhe Meksika)./Deutsche Welle/KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën