TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OJQ-të kosovare i kërkojnë BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

by tëvë1
6 muaj ago
1
A A
Paralajmërimi për masa të reja, vlerësohet se shpejtë mund të konkretizohet

12 organizata të shoqërisë civile në Kosovës, i kanë dërguar letër krerëve të BE-së përmes se cilës kanë kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës.

Letra i është drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, Presidentes së Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, Përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas dhe shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në letërn e tyre thuhet se e kuptojnë BE-në për vendosjen e masave të cilat ishin përshkruar si të përkoheshme, shprehet shqetësimi për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në rrugën evropiane të Kosovës

“Më shumë se dy vjet më vonë, kemi parë se këto masa nuk rezultuan të jenë as të kthyeshme e as të përkohshme. Ato e kanë sfiduar, por jo edhe thyer, besimin dhe partneritetin që lidh Kosovën me Bashkimin Evropian dhe idealet e tij të parimeve, drejtësisë, solidaritetit dhe shpresës. Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit. Ne besojmë fuqimisht se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”, thuhet në letrën e OJQ-ve.

Sipas tyre, situata në veri është përmirësuar dhe pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet lokale është një hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit

“Ndërsa tensionet janë ulur dhe pjesëmarrja politike është përmirësuar, situata në veri mbetet e ndërlikuar dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ndërtim të besimit. Pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale është një hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit. Sulmi terrorist në Banjskë dhe aktakuzat ndaj përgjegjësve shënuan një moment të rëndësishëm në përballjen me strukturat kriminale në veri. Këto zhvillime, megjithëse të brishta, nënvizojnë se llogaridhënia dhe dialogu janë thelbësorë për siguri dhe bashkëpunim të qëndrueshëm. Angazhimi konstruktiv dhe i balancuar i BE-së mbetet vendimtar për të ruajtur këtë përparim dhe për të mbështetur stabilitetin për të gjitha komunitetet”, thuhet tutje në letër, ku vlerësohet veprimi i BE-së, ku  në maj të vitit 2025 filloi tërheqja graduale të masave ndaj Kosovës, si dhe për vendimin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian për ta përfshirë Kosovën në iniciativën ECM, duke krijuar një hapësirë të re për përfaqësimin e zërit të qytetarëve në proceset evropiane. Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më.

“Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon. Prandaj, me respekt ju bëjmë thirrje që Bashkimi Evropian të shqyrtojë heqjen e plotë të masave të mbetura. Hapat e parë për t’i tërhequr ato janë dëshmuar të suksesshëm, dhe një rikthim i plotë në normalitet do të ndërtonte mbi momentumin pozitiv të krijuar me organizimin e zgjedhjeve lokale. Populli i Kosovës vazhdon të përballet me sfida, dhe heqja e këtyre masave do të ofronte optimizëm të ri për rrugën tonë evropiane. Jemi të bindur se udhëheqja juaj do të bashkojë të gjitha shtetet anëtare rreth së mirës së përbashkët të BE-së dhe Kosovës”, thuhet në letër.

Organizatat nënshkruese:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës (EPIK)

Instituti GAP për Studime të Avancuara

Fondacioni i Shoqërisë Civile të Kosovës (KCSF)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)

Rrjeti i Grave të Kosovës (KËN)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)

Lëvizja FOL

Qendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC)

Demokracia për Zhvillim (D4D)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Inspektorati ndërpreu punën në 34 vendpunishte

Ndalohen punimet në 17 vendpunishte

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Meksika vendos 130 mijë trupa pas arrestimit të udhëheqësit të kartelit dhe strategut të tij financiar

Kulla: Mund të ketë reduktime të ushtarëve amerikanë në KFOR, Bondsteel s’do të largohet

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Nga kriza në krizë, Kosova sërish shkon në zgjedhje

Tjetër përballje e madhe në Champions, Arsenali sfidon Atletico-n

Tjetër përballje e madhe në Champions, Arsenali sfidon Atletico-n

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell dhe vranësira

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën