TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Oda Amerikane kundër varësisë nga importet, kërkon investime të reja energjetike

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Oda Amerikane kundër varësisë nga importet, kërkon investime të reja energjetike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me orientimin e politikave energjetike të Qeverisë në detyrë, duke vlerësuar se prioritetet e prezantuara nuk adresojnë në mënyrë të duhur nevojën e vendit për të rritur kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike dhe për të zvogëluar varësinë nga importet.

Sipas një deklarate të Odës Amerikane, çështja strategjike nuk është nëse Kosova mund të importojë energji elektrike nga vendet fqinje, por nëse duhet të vazhdojë të mbështetet në importin e energjisë si produkt i gatshëm apo të investojë në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese brenda vendit, të cilat do të forconin sigurinë energjetike, konkurrueshmërinë ekonomike dhe pavarësinë strategjike.

Oda Amerikane thekson se çdo megavat i ri i prodhuar në Kosovë rrit sigurinë e furnizimit dhe zvogëlon ekspozimin ndaj luhatjeve të çmimeve në tregjet rajonale. Sipas saj, kriza energjetike evropiane pas agresionit rus në Ukrainë dëshmoi se shtetet me kapacitete të mjaftueshme prodhuese vendore ishin më të mbrojtura nga goditjet e tregut.

Në deklaratë thuhet se përfshirja e Kosovës në infrastrukturën rajonale të gazit natyror të lëngshëm (LNG) amerikan përbën alternativën më të shpejtë dhe ekonomikisht më të favorshme për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese. Oda rikujton se studimet e mbështetura nga Korpusi i Inxhinierëve i Ushtrisë së SHBA-së, në kuadër të programit të Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), kanë identifikuar interkoneksionin e gazit përmes Maqedonisë së Veriut si opsionin më të favorshëm për furnizimin e Kosovës me gaz natyror.

Sipas Odës Amerikane, kapacitetet gjeneruese me bazë LNG mund të ndërtohen brenda dy deri në tre vjet dhe kanë gjasa më të mëdha të financohen nga institucionet financiare ndërkombëtare sesa projektet e reja me bazë qymyri. Gjithashtu, theksohet se LNG nuk është alternativë ndaj burimeve të ripërtëritshme, por teknologji që mundëson integrimin më të madh të energjisë nga era dhe dielli në sistemin elektroenergjetik.

Oda Amerikane konsideron se Kosova duhet të ndjekë një qasje të dyfishtë: të zhvillojë sa më shpejt kapacitete të reja gjeneruese me bazë LNG për të garantuar sigurinë energjetike në afat të shkurtër dhe të mesëm, ndërsa paralelisht të vazhdojë vlerësimin e opsioneve afatgjata për shfrytëzimin e burimeve vendore.

Në përfundim, Oda Amerikane rithekson se politikat energjetike duhet të maten jo vetëm me koston fillestare të investimit, por me aftësinë për të garantuar furnizim të sigurt, çmime të parashikueshme dhe rritje të prodhimit vendor të energjisë elektrike, duke theksuar se Kosova nuk duhet ta humbasë mundësinë për t’u përfshirë në infrastrukturën rajonale të LNG-së amerikane.

Tags: ImportOda Amerikane në KosovëSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Konjufca: Shteti i Kosovës do t’i mbështesë krerët e UÇK-së në procesin e apelit në Hagë

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm

Protesta për Arlinda Zekajn përfundon në Prishtinë, kërkesat për drejtësi vazhdojnë edhe nesër

Protesta për Arlinda Zekajn përfundon në Prishtinë, kërkesat për drejtësi vazhdojnë edhe nesër

Qorrolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike

Trepça mposht Batumin

​Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

​Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Strategjia kundër dhunës në familje ka dështuar

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Strategjia kundër dhunës në familje ka dështuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën