TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Oda Amerikane kritikon neglizhencën ndaj kërkesave të SHBA-së për gazin e lëngshëm

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj serioz lidhur me mungesën e vazhdueshme të konsideratës nga ana e Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për thirrjet e përsëritura të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën dhe rrjetin e furnizimit me gaz të lëngshëm natyror (LNG).

Ky reagim vjen pasi zyrtari për çështje ekonomike në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Micah Savidge, ka thënë në një intervistë për KosovaPress se Kosova rrezikon të humbasë mundësi të rëndësishme investimi, nëse nuk siguron furnizim të qëndrueshëm me energji.

Savidge foli po ashtu për rolin e LNG-së amerikane, potencialin e gazifikimit të linjitit, investimet në energjinë e ripërtëritshme dhe projektet rajonale të gazit, duke theksuar se e ardhmja energjetike e Kosovës duhet të mbështetet në një kombinim burimesh dhe jo në një teknologji të vetme.

Sipas reagimit të Odës Amerikane, në një kohë kur Kosova vazhdon të mbetet tejmase e varur nga kapacitetet e vjetruara gjeneruese, importet e mëdha të energjisë elektrike dhe një treg rajonal energjetik gjithnjë e më i paqëndrueshëm, qasja në gazin e lëngshëm amerikan përfaqëson jo vetëm një mundësi energjetike, por edhe një zgjedhje strategjike.

“Diversifikimi i burimeve të energjisë, rritja e sigurisë së furnizimit dhe forcimi i konkurrueshmërisë ekonomike duhet të mbeten ndër prioritetet kombëtare të Kosovës”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se veçanërisht shqetësues është fakti se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur zotimin e tyre për t’u bërë pjesë e infrastrukturës rajonale të LNG-së, e cila po zhvillohet me mbështetje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova rrezikon të mbetet jashtë një kornize strategjike rajonale që po përcakton gjithnjë e më shumë të ardhmen e sigurisë energjetike dhe zhvillimit ekonomik në Evropën Juglindore”, thuhet më tej në reagim.

Oda Amerikane vlerëson se partneriteti strategjik i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një nga asetet më të rëndësishme kombëtare të vendit. Shpërfillja e vazhdueshme e qëndrimeve dhe prioriteteve strategjike të aleatit më të afërt të Kosovës bart rrezikun e ndikimit në cilësinë dhe thellësinë e këtij partneriteti me kalimin e kohës.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje institucioneve të Kosovës që të rivlerësojnë me kujdes implikimet afatgjata strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike të qëndrimit jashtë nismave rajonale për LNG-në dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë çështje me rëndësi të veçantë.

Tags: gazi amerikanOda Amerikane në KosovëSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia paralajmëron qytetarët: Po qarkullojnë mesazhe mashtruese me dokumente të falsifikuara

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

LVV e LDK pezullojnë bisedimet për presidentin

​Pensionohet Laura Pula, prokurore nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka

Gruda: Nesër duam t’i shohim Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin të lirë

Gruda: Nesër duam t’i shohim Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin të lirë

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valojë në të gjitha xhamitë e Kosovës

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valojë në të gjitha xhamitë e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën