TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Octopus: Lajmet e rreme nga Serbia e Rusia synojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Octopus: Lajmet e rreme nga Serbia e Rusia synojnë të dëmtojnë imazhin e Kosovës

Fushatat e vazhdueshme të lajmeve të rrejshme të bëra nga Rusia dhe Serbia kundër Kosovës, kanë për qëllim dëmtimin e sovranitetit dhe imazhit të vendit. Përveç kësaj, ka për qëllim diskreditimin e personaliteteve të larta dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tensionit ndëretnik.

Kështu u tha në konferencën “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”, e organizuar nga Instituti Octopus.

Drejtori i Institutit për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, Agim Musliu, derisa foli për hulumtimin e vërë se si ndikon propaganda e mediave tuse dhe serbe në Kosovë, përmendi një lajm të rremë të publikuar nga media serbe Kosovo Online. Ai tha se kjo media ditën e sulmit terrorist të 24 shtatorit publikoi një artikull të rremë që ka të bëjë me komunikimin e Policisë së Kosovës në radiolidhje, si neglizhencë e policisë ndaj një të burgosurit serb.

Lidhur me këtë, Musliu tha se Kosovo Online nuk ka asnjë fakt, pjesë të audio materialit apo diçka tjetër që e mbështet pretendimin e saj se në atë komunikim po neglizhohet një i plagosur serb.

Ndërkaq, hulumtuesi i lartë në Octopus, Taulant Elshani, tha se mediumi Kosovo Online është shndërruar në një epiqendër për luftë speciale dhe dezinformim kundër Kosovës, duke publikuar lajme të rreme, sipas tij plotësisht në përputhje me vijen zyrtare te politikës në Beograd.

Përveç kësaj, Elshani foli edhe për lidhjen e mediave ruse Sputnik Serbia dhe RT me Serbinë, derisa tha se Sputnik Serbia është uebsite lajmesh i sponzorizuar nga Kremlini për propagandë të lajmeve dhe narrativave në gjuhën serbe.

Ai shtoi se media Kosovo Online, Sputnik Serbia dhe RT janë në sinkronizim për të goditur me fushata të mirëorganizuara pavarësinë e Kosovës, paqen rajonale dhe se sipas tij synon shembjen e rendit dhe progresit që Perëndimi ka arritur në Ballkan./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit

Influencues i ekstremit të djathtë nga Serbia në ‘rrjetin rus’ të promovuesve të Orbanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën