TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Objekti i komunës paralele serbe të Skenderajt në veri i takon ndërmarrjes Trepça

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Objekti i komunës paralele serbe të Skenderajt në veri i takon ndërmarrjes Trepça

Komuna e paralele serbe e Skenderajt me seli në Veri të Mitrovicës e cila u mbyll ditë më parë nga Policia e Kosovës nën dyshimet për falsifikim dokumentesh, i takon ndërmarrjes Trepça. Drejtori i Bordit të kësaj ndërmarrje, Shyqeri Bytyqi të premten erdhi në këtë objekt bashkë me hetues të Policisë së Kosovës. Burime për televizionin kanë thënë se ky objekt por edhe hapësira për rreth saj i takon ndërmarrjes Trepça, ndërkaq televizioni ka mësuar se të hënën do të largohen të gjitha materialet që janë brenda kësaj ndërtese. Nexhat Ugljanin, kryesues i kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut thotë se i ashtuquajturi kryetar i komunës, ka kryer shërbime me pagesa nga Serbia për qytetarët e komunitetit serb.

 Këtë objekt e shfrytëzuan deri sa policia vërejti lëvizje të personave.

Brenda saj i ashtuquajturi kryetar i komunës paralele serbe të Skenderajt, Basilije Tomaseviq, kreu shërbime të kundërligjshme tash e shumë vjet.

E gjithë prona sipas burimeve të televizionit i takon një institucioni të shtetit.

Të premten, këtu në Mitrovicë të veriut erdhi kryesuesi i bordit të Ndërmarrjes Trepça, i cili shkurtimisht tha se, ishte vetëm për vizitë.

Ndonëse u paralajmërua largimi i gjithë dokumentacionit që gjendet brenda këtij objekti, kjo nuk ndodhi meqë sipas Policisë është shty për të hënën.

Por, sipas kryesuesit të kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin, i ashtuquajturi kryetar i kësaj komunë paralele, kishte marrëveshje me komunat në Serbi.

Sipas tij, ai edhe u pagua për këtë veprimtari të kundërligjshme me buxhet të Beogradit zyrtar.

“Këta kanë pas një marrëveshje me do komuna në Serbi si për shembull, Kragujevc, Vranje, Krushevc, Kralevë ata përmes këtyre komunave kanë pas një llojë marrëveshje që me u pajis me dokumente të cilët ata atje i nxjerrshin por këtu janë pajisur me certifikatën e lindjes, edhe do dokumente të tjerë, kanë shërbyer edhe për punonjësit në terren që nuk kanë punuar kanë ndejt në shtëpi, kanë marrë satisfaksion financiar nga Serbia”, tha Ugljanin

Njohësi i sigurisë, Arben Dashevci, tha për televizionin se mbyllja e komunave paralele serbe është një hap pozitiv për ligjshmërinë e shtetit

“Kjo komunë ka qenë njëjtë sikur ato, ka shërbyer në ilegalitet për çështje që nuk janë në dobi të Republikës së Kosovës. Dhe çdo gjë që është në kundërshtim me ligjet e Kosovës sipas mendimit tim do të mbyllet dhe duhet të mbyllet që të funksionin, legaliteti dhe e drejta”, ka thënë Dashevci

Për mbylljen e objekteve ilegale serbe ditë më parë reagoi edhe drejtori i ashtuquajtur për Zyrë të Kosovës në Serbi, Petar Petkoviq i cili e cilësoi provokim të radhës nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kërkesa për mbylljen e këtyre objekteve është bërë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Transporti pezullohet edhe nga linjat private që operojnë në kryeqytet

Transporti pezullohet edhe nga linjat private që operojnë në kryeqytet

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Punëtorët e RTK-së protestojnë sërish

RTK në grevë të përgjithshme nga nesër

Moti për javën e ardhshme

Moti për javën e ardhshme

Daçiqi bën thirrje për dhunë, kush duhet të reagojë?

“Lëvizja e Deçanit” po mashtron, sepse Katolicizmi nuk është Shqiptarizëm!

​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

​Vuçiq në Safarin e snajperëve, Çedomir Stojkoviq do të kërkojë hetime nga prokuroria e krimeve të luftës

Udhëtimi kontrovers i shkollës kosovare në Izrael, në mes të dhunës në Gaza

Udhëtimi kontrovers i shkollës kosovare në Izrael, në mes të dhunës në Gaza

Transporti pezullohet edhe nga linjat private që operojnë në kryeqytet

Transporti pezullohet edhe nga linjat private që operojnë në kryeqytet

Vitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore

Vitin e ardhshëm ndryshojnë tekstet shkollore

​Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon rrugën Qukës-Qafë Plloçë

​Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon rrugën Qukës-Qafë Plloçë

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Besian Mustafa kujton babanë: Më mungon njeriu që më mësoi të dua këtë vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën