Me rastin e Ditës Botërore të Televizionit, nëntë nxënës të Medresesë “Alauddin” kanë realizuar një vizitë edukative në ambientet e televizionit Tëvë1, ku patën mundësi të njihen nga afër me punën dhe përditshmërinë e një redaksie televizive.
Vizita u organizua nga profesoresha Kimete Islami Abdyli, ndërsa nxënësit u njohën me studiot televizive, prapaskenat e punës mediatike dhe procesin e përgatitjes së lajmeve dhe emisioneve.
Përmes një njoftimi në Facebook, Medreseja “Alauddin” ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëbisedimin me producentin Tomor Avdija dhe redaktorin Fidan Zejnullahu, të cilët siç thuhet ndanë me nxënësit përvojat dhe këshillat e tyre profesionale për botën e medias dhe gazetarisë.
“Përvoja të tilla praktike janë gjithmonë motivim shtesë për të ardhmen tonë! Faleminderit tëvë1”, thuhet në njoftim./teve1.info/







