tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Nxënësit e fshatit Letnicë të Vitisë e ndërprenë mësimin për shkak të mungesës së transportit për në shkollë

Lindrit Zejnullahu nga Lindrit Zejnullahu
18/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 15 nxënës të fshatit Letnicë të Vitisë, kanë ndërprerë mësimin për shkak se nuk u është siguruar transporti për të vijuar mësimin në një fshat tjetër të kësaj komune. Nxënësit kërkuan që t’u realizohet kjo kërkesë, e prindërit thonë se janë obliguar të paguajnë taksi privat. E nga Komuna thonë se faji për këtë qëndron tek procedurat e prokurimit publik.

Me këtë gëzim dalin çdo ditë shtëpia.

Këta nxënës kanë vetëm një shpresë, të i’u vijë transporti që i dërgon në shkollë nga fshati Letnicë për në fshatin Stubëll të komunës së Vitisë.

Por, në klasë që nga 1 shtatori shkuan vetëm tri herë duke ecur këmbë rreth 13 kilometra.

Pasi, rreth 15 nxënës nuk po kanë mjet transporti.

Për këtë, këta të fundit kërkojnë t’u bëhet një zgjidhje sa më parë në mënyrë që të mos humbin më shumë mësimin.

E për shkak të pamundësisë së sigurimit te transportit publik, prindërit po detyrohen t’i dërgojnë fëmijët përmes taksive private që thonë se po u shkaktojnë telashe financiare.

Kurse Florie Limani thotë se në pamundësi t’ua paguajë dy fëmijëve transportin privat, u detyrua që te njëjtit t’i ndalë nga vijimi i mësimit.

Edhe gjyshi i njërit nga këta nxënës thotë se është ndjenjë e vështirë që fëmijët e tyre ndërprenë procesin mësimor.

Për këtë çështje tëvë1 kërkoi sqarime nga Komuna e Vitisë.

Drejtoresha e Arsimit thotë se deri te kjo ka ardhur si pasojë e procedurave të tenderimit.

Banorët thanë se janë të gatshëm që ta kryejnë transportin e këtyre nxënëseve por që u duhet siguruar një mjet nga institucionet.

Autor: Lindrit Zejnullahu

Abdixhiku: Mobilizim i madh i LDK-së në Prishtinë, shenjë e një ndryshimi të madh që po vjen

23/09/2023

​Dialogu Kosovë – Serbi drejt bllokadës

23/09/2023

Sekuestrohen mbi 250 mijë euro në portin e Durrësit

23/09/2023

“10 vjet mund të zgjasin procedurat për anëtarësimin e Kosovës në NATO”

23/09/2023
SAN SEBASTIAN, SPAIN - FEBRUARY 07: Adnan Januzaj of Real Sociedad reacts during the La Liga Santander match between Real Sociedad and Cadiz CF at Estadio Anoeta on February 07, 2021 in San Sebastian, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Adnan Januzaj në janar pritet të rikthehet në Ligën Premier

23/09/2023

Vdes një 76-vjeçar, nuk arriti të dalë nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët

23/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.