TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nxënësit e fshatit Koliq pa shkollë prej dy muajsh, prindërit kërkojnë zgjidhje – Komuna thotë se problemi është zgjidhur

Ka plot dy muaj që fëmijët nga klasa e gjashtë e deri në të nëntën në një lagje të fshatit Koliq të Prishtinës, nuk janë duke vijuar mësimet. Kjo sipas tyre po ndodh për shkak të mungesës së transportit. Mirëpo, komuna e Prishtinës e mohon se ekziston një problem i tillë.

by Adea Mustafaj
3 muaj ago
1 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Po luajnë me top, ndonëse në këtë kohë ato do të duhej të ishin në mësim.

Shkuarjen në shkollë shtatë nxënësve nga lagja Podaj në Koliq të Prishtinës, ua ka pamundësuar ndërprerja e transportit.

Ky problem sipas tyre po zgjatë tash e dy muaj.

Si pasoj, edhe notat e gjysëmvjetorit të parë u kanë mbetur të papërfunduara.

“Për mësime jena mbetë shumë larg, se tash edhe një vjet e kryj. Është e papranushme tash krejt mësimet i kena hup, krejt testet, tash për me msu krejt msimet i kena hup”, u shpreh një nxënëse e klasës së tetë.

“Nuk jom shumë e nder mirë për shkak që nuk po shkojm në shkollë. Mu më mungojnë shkolla, shokët, shoqet edhe mësimi.”, ka thënë nxënësaj e klasës së gjashtë.

Për situatën e krijuar, prindërit janë mjaft të shqetësuar.

“Që dy muj ditë nuk është duke i bajt hiq. E kanë ndërpre. Na me i qu nuk po mujna. Spo di çfarë zgjedhje me bo. Jena anku në komunë, në ministri. S’kem lon derë pa trokit s’ka kurgjo.”, u shpreh një prind.

“Ju kishim lut komunës se na jemë qytetarë të qiti vendi. Edhe me të drejtë kushtetuse, edhe me ligj. Nuk ka ligj në botë që dy muj ditë, shtatë nxënës janë mbet pa shkollë. Kjo është katastof. Unë nuk e di qysh e nin vetën ata.” , ka thënë edhe një prind tjetër

Përkundër këtyre deklarimeve të banorëve, drejtori i Arsimit në Prishtinë, thotë se ky problem tashmë është zgjidhur.

“Jo nuk kan pas një periudh kaq të gjatë. Fatmirësisht na kemi pas një periudh rreth një muaj që nuk ka funksionu, pastaj kemi kalu në pushimin dimëror në fund të dhjetorit. Dhe e njejta është ristartu me nënshkrimin e kontratave menjëherë në janar.”, u shpreh drejtori i Arsimit në Prishtinë.

Televizioni ka kontaktuar përsëri gjatë pasdites një nga prindërit në lagjen Podaj në Koliq, i cili  sërish ritheksoi se problemi nuk është zgjidhur.

Sipas arsyetimit të komunës së Prishtinës, i gjithë problemi ka nisur pas bllokimit të buxhetit, që kishte ndodhur në fund të vitit të kaluar, e cila ua pamundësoj lidhjen e kontratave me operatorë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Auto Draft

Vraniqi kujton 7 dëshmorët dhe 30 martirët e lirisë

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Auto Draft

Homazhe e kritika në Rezallë

Auto Draft

Vraniqi kujton 7 dëshmorët dhe 30 martirët e lirisë

Auto Draft

Kolonat nga Smrekonica në Mitrovicë – Qytetarët mirëpresin zgjerimin e rrugës

“Kalkulime, s’ka logjikë të shëndoshë politike” – Mexhiti për largimin e Taravarit

Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë akterët politik

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Eurodeputeti austriak i ashpër ndaj Orbanit: “Historia më idiote” për shpërthimin pranë gazsjellësit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën