Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të ri të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, ku deri në orën 20:29 janë përpunuar 246,360 vota nga gjithsej 1,959,962, që përbën 12.57 për qind të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare, janë procesuar 2,260 vendvotime nga 2,498 gjithsej, apo 90,47 për qind e tyre.
Në bazë të rezultateve të deritanishme, Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të prijë me 43.71 për qind të votave,.
Pas saj renditen: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.58% ose 51,584 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.99% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7,28.%







