TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Numërimi i votave nga diaspora pritet të fillojë javën e ardhshme

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Probleme në numërimin e votave edhe në Kaçanik e Han të Elezit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dha atyre nga diaspora pritet të fillojë javën e ardhshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se këto votat do të nisin të numërohen pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta, proces i cili ka filluar të shtunën.

Ai ka thënë se aktualisht, KQZ është duke bërë vlerësimin e pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës.

“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 22 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 60,997 pako, prej të cilave janë aprovuar 56,947 ndërkaq janë refuzuar 4,050. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj. Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 7,718 pako me fletëvotime”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur se në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Elezi ka bërë të ditur se numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12,801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është: 2,597 vota.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sasi e madhe e arit grabitet në një argjendari në Prishtinë

Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e rreth 9 kilogramë ari në Prishtinë

Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në Prishtinë

Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në Prishtinë

Çeku: Nënshkruhet marrëveshja për transformimin e Pallatit të Rinisë

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të “Pallatit të Rinisë”, keqpërdoren 137 mijë euro

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Rama pezullon nga puna dy inspektorë dhe zyrtarin përgjegjës për punishten në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

Goditet impiani i desalinizimit në Kuvajt – Irani thotë se Izraeli kërkon të fajësojë Teheranin

Goditet impiani i desalinizimit në Kuvajt – Irani thotë se Izraeli kërkon të fajësojë Teheranin

Izraeli godet një univesitet në Teheran

Izraeli godet një univesitet në Teheran

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Kosova përmbyll stërvitjen zyrtare para ndeshjes me Turqinë

Stuhi të forta përmbysin pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite

Stuhi të forta përmbysin pjesë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite

Federata turke me njoftim për tifozët, përmend himnet

Federata turke me njoftim për tifozët, përmend himnet

Sasi e madhe e arit grabitet në një argjendari në Prishtinë

Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e rreth 9 kilogramë ari në Prishtinë

Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në Prishtinë

Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën