Javën e kaluar ndodhi një aksident trafiku në të cilin vdiqën katër persona, dhe u lënduan dy të tjerë.
Njëra nga të lënduarat ishte një grua shtatzënë e cila ndërroi jetë gjashtë ditë pas aksidentit.
Por dy ditë pas, edhe një aksident i mori jetën dy personave, ndër to një foshnje 1-vjeçare.
Profesori universitar Ramadan Mazrekaj, thotë se për evitimin e këtyre aksidenteve, duhet pasur më shumë angazhim të institucioneve në kampanja të ndryshme.
Po ashtu, ai vlerëson se duhet punuar më shumë edhe në eliminimin e zonave ku ka më shumë aksidente me fatalitet, apo siç quhen “pikat e zeza”.
Kurse eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj përmend infrastrukturën rrugore si një ndër shkaktarët kryesorë për këto aksidente.
Vetëm gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 106 viktima në aksidente trafiku.
Kronika e realizuar nga gazetari Lindrit Zejnullahu.