Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pasi mbeti jashtë listës për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Selmanaj në një reagim në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ishte vendim i tij për të mos kandiduar kësaj here për deputet.
“Përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarësia dhe strukturat tona, unë kësaj radhe kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë. Ky nuk është vendim kundër LDK-së. Përkundrazi. Është një vendim për ta ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme”, ka shkruar Selmanaj.
Ai ka shtuar se përgjatë gjithë angazhimit tim politik, kam besuar se LDK-ja nuk është thjesht një subjekt politik, por një ideal, një mision shtetformues, një identitet politik dhe moral që ka mbajtur gjallë shoqërinë tonë, frymën institucionale dhe orientimin perëndimor të Kosovës.
“Pikërisht për këtë arsye, çdo përgjegjësi që më është besuar e kam trajtuar me përkushtim, me kujdes e ndershmëri dhe respekt ndaj vendit tim dhe anëtarësisë sonë të jashtëzakonshme.




