TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nuk priten efekte nga letra e Haxhiut për lirimin e kosovarëve të arrestuar nga Serbia

Pa efekt dhe e kotë në përmbajtje dhe adresim, po vlerësohet letra e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu e dërguar tek autoritetet serbe, për katër kosovarët e arrestuar në Serbi. Pak shpresë për ndikim në proces, kanë edhe familjarët e personave të arrestuar.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Nuk priten efekte nga letra e Haxhiut për lirimin e kosovarëve të arrestuar nga Serbia

Autoriteteve serbe iu drejtua me një letër.

Kthimin dhe gjykimin në Kosovë të Hasan Dakaj, Sadik Duraku, Nezir Mehmetaj dhe Tefik Mustafa, e kërkoi ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu nga homologja e saj serbe.
Letra si e tillë, nuk po shihet me ndonjë efekt konkret, madje cilësohet e kotë.

“Në vend që ta ndihmojë familjen e Hasan Dakaj që t’i paguajë avokatët sa më cilësor, sa më profesional në Serbi, ajo e ka bërë një letër e cila edhe në kuptimin diplomatik nuk e ka asnjë kuptim, sepse po e njëjta qeveri e ka një retorikë të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Njëri ministër paralajmëron luftë, kryekuvendari paralajmëron trajnim për luftë, ndërkohë ministrja e quan të dashur, të nderuar ministren e drejtësisë së Serbisë”, ka thënë Xhevdet Smakiqi, avokat i Hasan Dakaj.

Avokati i Dakaj, potencon se kjo letër mund të sjellë pasoja negative për të arrestuarit në Serbi.

“Mënyra se si u është drejtuar ministrja, kuptoj që ata do të kenë trajtim edhe më arbitrar se që e kanë sot, sepse orientimi i Kosovës duhet të bëhet me presion ndërkombëtar dhe diplomatik, sepse siç e dijmë edhe ministrja jonë nuk ka asnjë kompetencë që ta lirojë asnjë serbë të cilin e ka arrestuar Prokuroria Speciale dhe që e ka aprovuar Gjykata Themelore në Prishtinë, i njëjti sistem i drejtësisë është edhe atje”, shprehet Smakiqi.

Ndonëse e mirëpresin letrën e Ministres, familja e Tefik Mustafa kanë shpresa të pakta për ndonjë efekt.

“Sa ka efekt kjo shkresë e ministres së drejtësisë, nuk e di as vet. Shumë pak presim prej saj, e kam fjalën prej shkresës. Sepse kemi të bëjmë me një popull që nuk i merr gjërat seriozisht”, ka thënë Qamil Mustafa, djali i Tefik Mustafës.

Letra e dërguar nga Ministria e Drejtësisë, është bazuar në Marrëveshjen për Normalizim të Marrëdhënieve mes të dyja palëve.

Tags: arrestimi i kosovareve nga Serbialetra e Haxhiut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

ZKA: Masat për fuqizimin e grave nuk kanë siguruar përfaqësim të kënaqshëm në pozita udhëheqëse

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Gjyqtarë anglez për duelin Drita – Celje

Drita kërkon fitoren dhe fazën e ligës

Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer

Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer

Rusia kërcënon të sulmojë bazat ushtarake britanike për ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës

Rusia kërcënon të sulmojë bazat ushtarake britanike për ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga, dy ndeshje të vikendit luhen në mbrëmje

Serbia tërheq ekipi 3×3, shmanget përballja me Kosovën

Serbia tërheq ekipi 3×3, shmanget përballja me Kosovën

Drenica – Ballkani, hapin xhiron e tretë

Drenica – Ballkani, hapin xhiron e tretë

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Alarm për bombë në disa institucione të Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën