Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë një marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të kuorumit.
Ani pse në seancë ishin 82 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 72 deputetë. PDK nuk mori pjesë në votim, ndërsa AAK nuk ishte në sallë.
LDK-ja ishte e vetmja parti opozitare që përkrahi marrëveshjen ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”./teve1.info/