Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar një organizon një aksion simbolik me pankartën “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.
Kjo pankartë është shpalosur para Gjykatës Themelore në Prishtinë ku për pak pritet të nisë seanca dëgjimore për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, shkruan teve1.info
Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, pritet të dalin para gjykatës nga ora 09:30.
Trina Binaku, përfaqësuese e këtij kolektivi ka bërë thirrje për proteste gjithëpopullore të martën në sheshin “Zahiri Pajaziti” në Prishtinë.
Ajo tha se vendi jonë nuk mund të këtë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte.
“Ne gratë dhe vajzat në Kosovë jetojmë në frikë të vazhdueshme për sigurinë tonë dhe për sigurinë e njëra-tjetrës. Dhuna e gjinizuar po na ngulfate në secilën hapësirë e disa prej neve edhe po i vret. E kjo nuk bënë që të vazhdojë kështu. Vendi jonë nuk mund të këtë paqe përderisa gratë çdo ditë përjetojnë gjendje lufte, luftë për ekzistencë, luftë për të mos u dhunuar, luftë për të mos u vrarë. Andaj këtë të martë, me datën 5 dhjetorë duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Sot nga Pallati i Drejtësisë ku po gjykohen vrasësit e Lirodona Ademjat thërrasim të gjithë anën mban Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri se nuk ka paqe pa siguri e grave dhe të kërkojmë që dhuna ndaj grave dhe vajzave të trajtohet si urgjencë kombëtare…”, ka thënë ajo.
Pas përfundimit të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake pritet të caktojë nga një muaj paraburgim për të dyshuarit.
Ndryshe, Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë./teve1.info