Nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar shpërthyes në objektin e shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë – Kosovë.
Ndërsa, policia po kryen kontrolle edhe në shkollën ku mësojnë komuniteti serb, e cila gjendet afër objektit të shkollës “Daut Bogujevci”, raporton Tëvë1.
Policia ka konfirmuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në këtë objekt shkollor.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Alarm për bombë në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë, policia jep detaje







