TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Nuk e di si jam gjallë sot” – Dëshmitari flet për torturat që përjetoi kur u arrestua nga Sigurimi Shtetëror:

by TËVË 1
1 vit ago
2
A A
EULEX-i kërkon që gjyqësori t’i jap prioritet rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë

Në gjykimin në mungesë ndaj të akuauzarit Sllavisha Filiq, të martën u dëgjua dëshmitari Destan Rukiqi, i cili tha se nga torturat që kishte përjetuar në dy raste nga arrestimi i Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, nuk e di si është gjallë.

“Para arrestimit nuk e kam njoftë, ndërsa pas arrestimit po e kam njohur dhe jam kanë shumë i torturunë. Dy raste i kam pas arrestimit dhe nuk e di e si sot jam gjallë” tha dëshmitari Rukiqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Rukiqi tha se makinën e tij që e kishte si të veçantë ia kishin marrë punonjësit e Sigurimit Shtetëror dhe se atë e kishte parë duke e vozitur në rrugët e Prishtinës.

Sipas dëshmitarit, veturën e tij e kishte parë edhe gjatë një edicioni të lajmeve, e cila ishte duke e përcjellë personin me emrin Stanishiq e i cili sipas tij ishte funksionar i lartë në Sigurimin Shtetëror në Prishtinë.

Gjithashtu, në këtë gjykim me propozimin e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Kujtim Kërveshi u administruan si prova raporti i e-maileve dhe foto-dokumentacioni i veturës së Rukiqit, si dhe shkresa që ka shërbyer për inicim të rastit penal ndaj Filiqit.

Sipas gjykatëses së rastit, Violeta Namani-Hajra, Gjykata pas administrimit të provave do të vlerësojë secilën provë veç e veç.

Më pas, meqenëse gjykimi është në mungesë u përfundua edhe procedura e dhënies së mbrojtjes nga i akuzuari.

Pas kësaj u ndërpre shqyrtimi gjyqësor, kurse në seancën e radhës që është caktuar për në korrik, palët pritet që të japin fjalën përfundimtare.

Ndryshe, më 15 shtator 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Sllavisha Filiq, i cili ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, së bashku me dy zyrtarë tjerë të paidentifikuar deri më tani nga organet tona, më 10 prill 1998 kishin ndaluar një veturë në Drenas, ku gjendeshin Hetem Sinani, Shaban Haziraj dhe Hafir Shala, ku të njëjtit sipas aktakuzës nga këta pjestarë ishin legjitimuar.

Aktakuza thotë se i akuzuari Filiq me dy zyrtarë tjerë (të tre të veshur me rroba civile) kishin marrë doktorin Shala dhe e kishin dërguar në objektin e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku mjeku Shala iu kishte nënshtruar rrahjeve dhe torturave dhe se nga ajo ditë më nuk dihet për fatin e tij.

Andaj, për këto veprime Filiq po ngarkohet me veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të ish-Jugosllavisë. 

Tags: Destan RukiqiSllavisha FiliqTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Zbulimi i lokacioneve me mbetje mortore, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione  

GAP: Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës

GAP: Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës

Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

Dëmtohet gypi gjatë punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, ndërpritet furnizimi me ujë

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi insiston për Sorlothin

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Kosova U19 grumbullohet në Hajvali

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Asllani zëvendëson Diomanden te Leipzigu

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Kurti: Prishtina 2030 mundësi për të dëshmuar kapacitetin organizativ të Kosovës

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Funeral masiv në qytetin e Gazës për 112 të vrarë në të njëjtin sulm izraelit të vitit 2023

Egnatia e Dinamo, gati për duelet evropiane

Egnatia e Dinamo, gati për duelet evropiane

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Zbulimi i lokacioneve me mbetje mortore, Bajrami i shkruan Sorensenit: Të ofrohet mbrojte për personat që japin informacione  

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën