TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nuk bënë koalicion, por Guxo dhe Alternativa do të garojnë bashkë me VV-në

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Nuk bënë koalicion, por Guxo dhe Alternativa do të garojnë bashkë me VV-në

Lëvizja Vetëvendosja, Partia Guxo dhe Alternativa nuk kanë bërë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurti, por këto subjekte politike kanë bërë të ditur se do të garojnë së bashku në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Përmes një komunikate për media Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se koalicioni formal i dëshiruar nga të tri partitë, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare.

“Duke u bazuar në partneritetin e mirë dhe të shëndoshë në mes partnerëve të koalicionit, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Partisë Guxo dhe Partisë Alternativa, njoftojmë opinionin e gjerë, anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë se koalicioni ynë formal i dëshiruar nga të tri partitë tona, nuk ka mundur të procedohet sot formalisht në KQZ, për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare”, thuhet në komunikatën e publikuar nga LVV.

Më tej thuhet se “ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025”.

“Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka njoftuar se gjatë periudhës 15 ditore, nga 16 gushti deri më 30 gusht 2024, 12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Përfundon Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026

​Përfundon Kampionati i Kosovës në Çiklizëm 2026

Basha inspekton punimet në kyçjen e Mazgit: Po hetojmë shkaqet e dëmtimeve në rrugë

Basha inspekton punimet në kyçjen e Mazgit: Po hetojmë shkaqet e dëmtimeve në rrugë

Aksident mes tri veturave në Malishevë, katër të lënduar

Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së

Maqedonci: Besimi i qytetarëve ndaj FSK-së është nder, por edhe përgjegjësi

Shtyhet afati për rekrutimin e kadetëve të rinj, data e fundit 24 qershor

FSK ruan besimin e qytetarëve, 87.4% e konsiderojnë institucionin më të besueshëm

Debati për të kaluarën e Dritan Goxhajt përfundon në gjykatë, avokati kërkon verifikim zyrtar

Debati për të kaluarën e Dritan Goxhajt përfundon në gjykatë, avokati kërkon verifikim zyrtar

AUV apel operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve: Respektoni rregullat për ruajtjen e ushqimit gjatë verës

AUV apel operatorëve ekonomikë dhe qytetarëve: Respektoni rregullat për ruajtjen e ushqimit gjatë verës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën