TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nrecaj: Deklarata e Vuçiqit, kërcënim për stabilitetin e Kosovës

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Nrecaj: Deklarata e Vuçiqit, kërcënim për stabilitetin e Kosovës

Avokati, Anton Nrecaj e ka cilësuar si kërcënim për stabilitetin e Kosovës deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se brenda dhjetë ditëve të ardhshme do të hapen 400 vende të reja pune në sistemin shëndetësor të Kosovës.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Nrecaj ka theksuar se qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut, të cilët, sipas tij, kontrollohen nga Lista Serbe, mund të joshen financiarisht nga ky premtim.

“Deklarata është kërcënim për stabilitetin e vendit. Qytetarët serbë në veri, të cilët kontrollohen përmes Listës Serbe, duke marrë parasysh edhe gjendjen e rëndë socio-ekonomike në vend, mund të joshen nga mbështetja financiare. Por që Serbia të hap vende pune në Kosovë, kjo është absurde,” është shprehur Nrecaj.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga institucionet e sigurisë që të jenë vigjilente gjatë procesit zgjedhor, pasi ekziston rreziku që zyrtarë të Serbisë të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në votimin e qytetarëve serbë në veri.

“Rreziku më i madh është që në ditën e zgjedhjeve dhe gjatë gjithë fushatës, institucionet tona, qoftë Agjencia e Inteligjencës së Kosovës apo Policia e Kosovës të jenë sy e veshë hapur dhe të monitorojnë çdo lëvizje. Sepse, si në të kaluarën, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të maskuar si qytetarë të Kosovës, kanë kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët serbë për të votuar Listën Serbe, e cila realisht është dorë e zgjatur e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës,” ka shtuar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën