TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nostrifikimi i diplomave dhe siguria – probleme të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Nostrifikimi i diplomave dhe siguria – probleme të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë

Përkeqësimi i situatës së sigurisë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, si dhe raportet e këqija të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në jug të Serbisë me autoritetet qendrore, janë tema që qeveritë në Prishtinë dhe Beograd duhet t’i adresojnë.

Kështu konstatoi Miodrag Milliqeviq, drejtor i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, teksa prezantoi një hulumtim për pozitën e komunitetit serb në veri të Kosovës dhe të komunitetit shqiptar në jug të Serbisë.

Në këtë hulumtim, që u prezantua në Prishtinë, shqiptarë të Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës në jug të Serbisë dhe serbë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut në veri të Kosovës shprehën qëndrimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen dhe komunikimin e qytetarëve me pushtetin lokal dhe qendror, lirinë e lëvizjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, perspektivat e të rinjve dhe çështje të tjera.

Hulumtimi u krye në dhjetor të vitit të kaluar dhe janar të këtij viti me një mostër prej 350 të anketuarve në veri të Kosovës dhe 750 në jug të Serbisë.

Rezultatet nxorën në pah se besimi i komunitetit serb në Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka rënë dukshëm.

“Tendencat negative që janë shënuar në veri të Kosovës, kanë ndikuar qartë në perceptimin e qytetarëve se ata janë të braktisur si nga institucionet qendrore, ashtu edhe nga përfaqësuesit politikë lokalë, të cilët i konsiderojnë përgjegjës të drejtpërdrejtë për situatën aktuale në veri të Kosovës”, tha Milliqeviq.

Gjatë vitit 2022, situata në veri të Kosovës është tensionuar disa herë dhe një nga arsyet për këtë ka qenë vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe.

Pasojë e këtyre ngjarjeve ka qenë tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri, raporton REL.

Sa i përket besimit në institucione, shumica e shqiptarëve të Luginës së Preshevës i beson më shumë Qeverisë së Kosovës – rreth 64 për qind e të anketuarve.

Në anën tjetër, një në pesë të anketuar në mesin e komunitetit serb në veri të Kosovës i beson më shumë Qeverisë së Serbisë, ndërsa çdo i dyti i anketuar ka thënë se nuk ka besim tek askush.

Problem i përbashkët i serbëve nga veriu i Kosovës dhe i shqiptarëve nga jugu i Serbisë, sipas hulumtimit, është migrimi, gjegjësisht largimi i të rinjve, para së gjithash për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe ekonomike.

Përveç OJQ-së Aktiv, në hulumtim mori pjesë edhe Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina në Bujanoc.

Agon Islami, nga kjo qendër, nxori në pah problemin e nostrifikimit të diplomave në Serbi, me të cilin, siç tha, përballen të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

“Çdo i dyti i anketuar – ose rreth 51 për qind – beson se njohja reciproke e diplomave [ndërmjet Kosovës dhe Serbisë] do ta lehtësonte procesin e punësimit”, tha Islami.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave universitare në vitin 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por në Serbi ajo është zbatuar vetëm deri në vitin 2014.

Njohja e ndërsjellë e diplomave përmendet edhe në planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin dy vendet e kanë pranuar në parim.

Tags: beogradPrishtineSerbet ne KOsove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

A mund ta ndryshojë rrjedhen e dialogut Kaja Kallas?

Kallas: Liderët politikë të angazhohen për formimin sa më të shpejtë të qeverisë

Haliti thotë se Lladrovci e ka të vështirë të fitojë pa mbështetjen e partisë, përmend Skenderajn

Haliti: Nuk kemi vija të kuqe për koalicion, kërkesat e PDK-së duhet të vlerësohen

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

PACE: Kemi vërejtur ndërhyrje nga Serbia dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Juventusi siguron sulmuesin Sorloth

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Sadiku: LDK-ja e ruajti elektoratin, do të punojmë për ta rikthyer besimin e votuesve të pakënaqur

Izraeli vrau 104 persona gjatë natës në Gaza, por thotë se tani ka rifilluar armëpushimin

Raporti i gazetës holandeze për 114 fëmijë të qëlluar në Gaza fiton Çmimin Evropian të Shtypit 2026

Zyrtari iranian: Sulmi ndaj çdo anëtari të “boshtit të rezistencës” do të përballet me përgjigjje

Zyrtari iranian: Sulmi ndaj çdo anëtari të “boshtit të rezistencës” do të përballet me përgjigjje

Në 15 komuna po verifikohet rezultati i subjekteve politike dhe po numërohen ato për deputetë

Në 15 komuna po verifikohet rezultati i subjekteve politike dhe po numërohen ato për deputetë

Teherani: Sulmi izraelit në Bejrut aktivizoi fazën e parë të kundërpërgjigjes nga boshti i rezistencës

Teherani: Sulmi izraelit në Bejrut aktivizoi fazën e parë të kundërpërgjigjes nga boshti i rezistencës

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

Sigal Prishtina rikthen Armsteadin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën