TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nokia ndërpet prodhimin e telefonave

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Nokia ndërpet prodhimin e telefonave

MD Global, kompania që që nga viti 2017 mbante licencën për markën Nokia në telefonat mobil, ka ndërprerë plotësisht shitjen e të gjitha telefonave inteligjentë Nokia përmes faqes së saj zyrtare.

Gjiganti dikur i pakonkurrueshëm i industrisë së telefonave mobilë, Nokia, po tërhiqet zyrtarisht nga tregu i smartfonëve.

HMD Global, që gjatë viteve të fundit prodhoi telefona nën markën Nokia ka hequr nga faqja e saj të gjithë modelet e telefonave inteligjentë, duke shënuar kështu simbolikisht mbylljen e një kapitulli të madh në historinë e telefonisë mobile.

Gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, Nokia ishte sinonim i telefonave mobilë. Modele ikonike si Nokia 3310 dhe “bananja” (modeli 8110) mbetën të njohura për qëndrueshmërinë, baterinë e gjatë dhe dizajnin unik.

Në kulmin e suksesit të saj, Nokia kontrollonte deri në 40 për qind të tregut global të telefonave.

Në atë kohë, tingulli i ziles Nokia ishte pjesë e përditshmërisë për miliona njerëz.

Megjithëse Nokia ishte lidere në inovacion, me fillimin e epokës së telefonave inteligjentë bëri një gabim vendimtar – e anashkaloi ndikimin në rritje të Android-it dhe iPhone-it.

Kompania vazhdoi të mbështetej në sistemin operativ tashmë të vjetruar Symbian, ndërsa më vonë as partneriteti me Microsoft-in dhe kalimi në Windows Phone nuk arriti ta rikthente lavdinë e dikurshme.

Analizat tregojnë se përveç strategjisë së dobët, edhe klima e brendshme e frikës dhe pasigurisë ndikuan në rënien e kompanisë.

Nokia thjesht reagoi shumë vonë ndaj ndryshimeve në industri.

Edhe pse telefonat Nokia janë mbyllur, marka ende ekziston.

Kompania është e përqendruar tani në zhvillimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, rrjeteve 5G dhe licencave për patenta.

Ndërkohë, HMD Global vazhdon të zhvillojë telefonat e saj, por nuk e përdor më emrin Nokia për pajisjet Android.

Megjithatë, telefonat klasikë me logon Nokia ende mund të gjenden në treg.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Microsoft shkurton 3 përqind të fuqisë punëtore

Microsoft pritet të shkurtojë mijëra vende pune!

Bitcoin rritet mbi 110 mijë dollarë pas rimëkëmbjes së tregut

Vlera e Bitcoin shkon mbi 63 mijë dollarë

“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912 – Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

“Udhëtim në kohë” drejt Titanikut të vitit 1912 – Videoja me inteligjencë artificiale që i jep jetë anijes legjendare

2027 viti i madh i Apple me 6 modele të reja iPhone

2027 viti i madh i Apple me 6 modele të reja iPhone

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia gjobit tre drejtues automjetesh për gara shpejtësie në Prizren

​Rritet turizmi në Kosovë, ja sa është numri i vizitorëve të huaj në maj

​Rritet turizmi në Kosovë, ja sa është numri i vizitorëve të huaj në maj

​ASK: Rritet numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve, bie qarkullimi në maj

​ASK: Rritet numri i të punësuarve në sektorin e shërbimeve, bie qarkullimi në maj

Erdogan e Trump zhivllojnë takim në kuadër të Samitit të NATO-s

Erdogan e Trump zhivllojnë takim në kuadër të Samitit të NATO-s

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë për krime lufte ndaj një personi në Vushtrri

​Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

​Kryeministri holandez: Shpresoj që Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Avokati Sallahu: Supremja ua njeh të drejtën për dy pensione veteranëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën