Sulmuesi anglez, Eddie Nketiah, ka vazhduar kontratën me klubin e Arsenalit, deri në vitin 2027.
Nketiah impresionoi me paraqitjet e tij në pjesën e dytë të sezonit dhe Mikel Arteta do ta shpërblejë atë me kontratë të re.
Sulmuesi këtë edicion nuk do të ketë nevojë të konkurrojë me Lacazette për pozitën e startuesit, sepse ky i fundit u kthye tek Lyon, mirëpo londinezët janë afër të nënshkruajnë me sulmuesin Gabriel Jesus dhe kështu rikthehet konkurrenca në klub.