TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit: ​KPK ta ketë prioritet hapjen e konkursit dhe zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

by TËVË 1
4 muaj ago
2
A A
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i reagojnë ministrit Murati për deklaratat rreth Prokurorisë Speciale

Zgjedhja e kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës po shihen si momentum i rëndësishëm që ky institucion të hap konkursin e ri për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, pozitë kjo e cila për afër katër vite po udhëhiqet me ushtrues detyre.

Njohësi të sistemit të drejtësisë vlerësojnë se tashmë prioritet i Këshillit duhet të jetë emërimi i kryeprokurorit të shtetit me mandat të plotë.

Kjo pozitë po vazhdon të mbahet me ushtrues detyre prej kur Aleksandë Lumezit i përfundoi mandati në prill të vitit 2022.

Ndërsa, fillimisht ishte Besim Kelmendi që e ushtroi këtë detyrë, por aktualisht ushtrues i saj është Agron Qalaj.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka kritikuar Këshillin Prokurorial të Kosovës duke thënë se ky institucion ka hezituar ta zgjedhë Kryeprokurorin e Shtetit.

Ai theksoi se mungesa e një kryeprokurori me mandat të plotë po krijon paqartësi në sistemin prokurorial dhe po ndikon negativisht në transparencën dhe llogaridhënien.

“Fatkeqësisht, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hezituar, në një farë mënyre do të thotë ka penguar një qasje të tillë ku sistemi prokurorial i Kosovës të jetë llogaridhënës, transparent ndaj publikut dhe me këtë do të thotë edhe ka refuzuar me e zgjedhur këtë pozitë…. Çdo ditë që Republika e Kosovës mbetet pa kryeprokuror me mandat të plotë, do të thotë është vazhdim i kësaj, si të themi, amullie, e kësaj mungese të një luftimi, krimit të organizuar, korrupsionit në shoqërinë tonë, si, si vlera të cilat fatkeqësisht do të thotë po potencohen vazhdimisht nga raportet e progresit dhe nga raportet ndërkombëtare”, deklaron Miftaraj.

Miftaraj për KP ka treguar për dëmet që i janë shkaktuar sistemit prokurorial nga mungesa e një kryeprokurori të shtetit me mandat dhe kompetenca të plota. Ai ka theksuar se viteve të fundit ka shënuar rënie edhe besimi i publikut tek ky institucion i drejtësisë.

E po ashtu është krijuar edhe një kulturë e pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve brenda sistemit.

“Fatkeqësisht ka pasur të ndërtuar, si të themi, kulturën e pandëshkueshmërisë te zyrtarëve brenda sistemit kur janë ose në shkelje të kodit etikës apo në shkelje penale. Në anën tjetër, besimi i publikut në këtë sistem vazhdimisht, do të thotë, në shtatë-tetë vitet e fundit ka qenë në rënie e sipër. Kështu që, pozita e kryeprokurorit të shtetit jo që, do të thotë, është ai që e ka shkopin magjik me i ndryshuar gjërat, sepse është Këshilli Prokurorial i Kosovës si trup kolegjial që menaxhon administratën e sistemit prokurorial, por pozita e kryeprokurorit të shtetit është si shembull, i cili në një farë mënyre mund të shërbejë për kryeprokurorët e tjerë, për prokurorët e tjerë”, shprehet ai.

Edhe hulumtuesja në Lëvizjes Fol, Burbuqe Kastrati beson që tani është momentumi që të shpallet konkursi për kryeprokuror të shtetit.

“Meqenëse, pra, prej prillit të vitit 2022 edhe prej tetorit të vitit 2023 ku kandidati i KPK-së nuk është dekretuar nga presidentja e Republikës, besoj që edhe me momentumin ku gjendemi tani, duke qenë se reforma në Këshillin Prokurorial është jetësuar, është shumë e rëndësishme që ndër veprimet e para nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, pra të jetë shpallja e konkursit për kryeprokuror të shtetit. Kjo duhet të jetë edhe një prioritet për Këshillin Prokurorial të Kosovës, meqenëse kjo pozitë është jashtëzakonisht e rëndësishme për sistemin prokurorial, edhe duke qenë se kjo pozitë pra ka katër vite që është me ushtrues detyre, është jashtëzakonisht e rëndësishme që pra të kemi një kryeprokuror të shtetit me kompetenca kushtetuese dhe ligjore”, tha Kastrati.

Sipas saj mungesa e vullnetit brenda Këshillit e ka lënë këtë institucion pa kryeprokuror të shtetit me kompetenca të plota.

Edhe Kastrati theksoi se vonesat në këtë proces kanë ulur besimin e qytetarëve në sistemin prokurorial.

“Mungesa e vullnetit brenda këtij institucioni, duke e zvarritur procesin e kryeprokurorit të shtetit ka ndikuar në pra uljen e besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial. Po unë besoj konsiderojmë që me reformën që është bërë, pra, dhe që është jetësuar në janar të këtij viti në Këshillin Prokurorial të Kosovës, është momentumi jashtëzakonisht i rëndësishëm që veprimi i parë nga ana e KPK-së pra, këto kohë të bëhet duke e shpallur, pra, konkursin për kryeprokuror të shtetit dhe që kjo pozitë sa më shpejt të mbushet dhe të jetë pra një pozitë do të thotë e funksionalizuar nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, potencon ajo.

Kujtojmë që Blerim Isufaj ishte propozuar nga Këshilli për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Por, presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk e dekretoi Isufajn, me arsyetimin se pati shkelje ligjore gjatë përzgjedhjes, gjë që ishte kundërshtuar nga KPK-ja, e cila e kishte dërguar emrin e njëjtë sërish. Kritika kishte pasur edhe nga shoqëria civile.

Tags: KPKKryeprokurori i ShtetitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen se morën ryshfet nga pronarë biznesesh

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

71-vjeçarja humb jetën pasi ra në një bunar në Koshare të Ferizajt

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

SHBA dhe Evropa përplasen për postin kyç që mund të ndikojë të ardhmen e Bosnjës

SHBA dhe Evropa përplasen për postin kyç që mund të ndikojë të ardhmen e Bosnjës

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

WhatsApp prezanton ndryshime në cilësimet e privatësisë

WhatsApp prezanton ndryshime në cilësimet e privatësisë

Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen se morën ryshfet nga pronarë biznesesh

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

71-vjeçarja humb jetën pasi ra në një bunar në Koshare të Ferizajt

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet në Prishtinë 20-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën