TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit i vlerësojnë të drejta veprimet e Qeverisë në veri, akuzojnë BE-në për anshmëri

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Sveçla e Krasniqi përsëri në veri, shohin punimet e urës së Ibrit

Nga blloku evropian nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Kosovës t’i vënë masa të tjera ndëshkuese si pasojë e veprimeve të fundit në veriun e Kosovës ku u mbyllën nëntë degë të postës së Serbisë.

Sipas unionit evropian, Kosova nuk është duke bërë hapa për ta shtensionuar situatën andaj edhe masat ndëshkuese mbesin akoma në fuqi.

E tejet kritik për këtë qasje të BE-së karshi Kosovës po shprehet njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja.

Ramabaja thotë se krerët aktual të Bashkimit Evropian po anojnë qartazi nga Serbia.

“Këta që sot janë në krye të Bashkimit Evropian pra e kam fjalën për Josep Borrell dhe zëdhënësin e tij Peter Stano nuk pritet diçka tjetër. Këta janë në muaj e fundit të punës së tyre dhe do të bëjnë çmos që t’i bëjnë edhe një favor tjetër Serbisë para se të largohen” , ka thënë Ramabaja.

Kurse profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, thotë se Kosova duhet të fokusohet vetëm te interesat e veta, siç është tani hapja e urës së Ibrit.

“Ne mund të gjykojmë vetëm për ato që po bëjmë se a janë në interesin tonë apo jo. Hapja e Urës së Ibrit për shembull është një veprim i duhur dhe herët apo vonë do t’i bind edhe partnerët evropian” , shprehet Spahiu.

Mirëpo ai vlerëson se diplomacia kosovare nuk po arrin t’i arsyetojë veprimet që po ndërmarrin andaj edhe po ndëshkohen nga komuniteti ndërkombëtar.

“Nga këto veprime ndonjëherë ne jemi duke e pësuar për shkak të mungesës së diplomacisë. Diplomacia jonë nuk po arrin t’i arsyetojë veprimet që po ndërmerren në veriun e vendit” , ka thënë Spahiu.

Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur hapur zhgënjimin e tyre për vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës.

Tags: BEveprimet e Qeveriseveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Arrestohen 4 persona, përdoren kartelat bankare të personave tjerë me qëllim përfitimi

Arrestohet një person në Prishtinë,dyshohet për ngacmim seksual

Seanca për vrasjen e rreshterit Lika, paraqiten lëvizjet e të ndjerit dhe të akuzuarve disa minuta  para aktit

Seanca për vrasjen e rreshterit Lika, paraqiten lëvizjet e të ndjerit dhe të akuzuarve disa minuta  para aktit

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Klinë për keqtrajtim të vajzës së mitur

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani rikthehet te Napoli për me Monzan

Arrestohen 4 persona, përdoren kartelat bankare të personave tjerë me qëllim përfitimi

Arrestohet një person në Prishtinë,dyshohet për ngacmim seksual

Seanca për vrasjen e rreshterit Lika, paraqiten lëvizjet e të ndjerit dhe të akuzuarve disa minuta  para aktit

Seanca për vrasjen e rreshterit Lika, paraqiten lëvizjet e të ndjerit dhe të akuzuarve disa minuta  para aktit

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Klinë për keqtrajtim të vajzës së mitur

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia gjen armatim në shtëpinë e të dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekaj

MASHT-i hap konkurs për mbështetje financiare të studentëve nga komunitetet

MASHT-i hap konkurs për mbështetje financiare të studentëve nga komunitetet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën