TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Pas kërcënimeve që ka pranuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu, Policia e Kosovës në një përgjigje për Tëvë1 ka konfirmuar se është iniciuar rast penal për çka kanë nisur edhe hetimet nga prokurori i shtetit. Njohësit e sigurisë dhe fushës së kibernetikës, thonë se këto raste duhet të merren seriozisht.

by Venhar Isufi
9 muaj ago
1 0
A A

Ky mesazh me fjalë kërcënuese i shkoi presidentes së vendit, Vjosa Osmani Sadriu mbrëmjen e 15 majit.

Mesazhin e bëri publik zyra e presidencës më 19 maj.

Por ky nuk është rasti i vetëm që presidentja merr kërcënime.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina ka thënë që edhe më herët kanë pranuar mesazhe të tilla.

“Kërcënimi i fundit me jetë ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është vetëm një në vargun e gjatë të kërcënimeve të vazhdueshme që ajo ka marrë ndër vite. Ky është rasti i vetëm në historikun institucional, siç na është thënë nga vetë institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë”, ka thënë Kupina.

Menjëherë për këtë rast janë vënë në lëvizje organet e sigurisë.

Në një përgjigje për Tëvë1, Policia e Kosovës thotë se është njoftuar prokurori i shtetit.

“ Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se këto mesazhe duhet të merren seriozisht nga institucionet e vendit.

“Duhet të merret seriozisht, institucionet e sigurisë në këtë rast Policia dhe Prokuroria por normal edhe gjyqësia duhet të jep verdiktin e vet në kuptim të sidomos te rastet çfarë u përfol që në vazhdimësi kjo po ndodh përtej asaj që po është edhe në medie në debate të ndryshme kërcënimet e tilla…. Ai vlerëson shkallën e rrezikshmërisë edhe përshtatshëm i vihen masat shtesë të sigurisë qoftë në vend apo edhe në lëvizje”, vlerëson Ibishi.

E eksperti i kibernetikës, Mentor Hoxhaj thekson që këto kërcënime mund të lidhen edhe politikisht.

“ Nga ajo që e kemi parë ndonëse nuk kemi ndonjë informacion të brendshëm, nuk kemi ndonjë raport të forenzikës nga njësia për Krime Kibernetike mendoj se është një sulëm i izoluar dhe nga një person të themi kushtimisht i frustruar politikisht” , thotë Hoxhaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën