Për të disatën herë po ngritë shqetësimet rreth sigurisë në Ballkan.
Një gjë të tillë e bëri edhe të premten.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg përsëriti se në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë situata është e brishtë, me potencial për tensione.
E këto deklarata të Stoltenberg, po shihen të rëndësishme nga njohësi i sigurisë Nuredin Ibishi.
Ai thotë se situata do vazhdojë të jetë e tensionuar, shkak i tendencave të Rusisë për zgjerim të konfliktit.
“Pritet akoma që situata të jetë e tensionuar nga tendencat ruse përmes Serbisë si aleat të zgjeroj konfliktin pra, përtej konfliktit në Ukrainë. Ballkani mbetët si zonë e brishtë në kuptim të asaj, vet vizitës së Stoltenberg dhe autoriteteve të NATO-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka një paralarajmërim”.
E njohësi tjetër i sigurisë, Arben Dashevci vlerëson se shefi i NATO-së e bëri të qartë se nëse ka nevojë, forcat e KFOR-it do të shtohen edhe më shumë.
“Potenciali i Serbisë me sulmua Republikën e Kosovës është absolutisht i pamundur, sepse deklarata e Stoltenberg ka qenë shumë e qartë që forcat e KFOR-it po konsolidohen dita e ditës, janë 1000 mijë ushtar më shumë dhe nëse ka nevojë do të shtohen edhe më shumë ushtar krejt kjo për stabilitetin e Republikës së Kosovës por edhe të rajonin që do të thotë Bosnjë dhe Hercegovinës”.
Teksa i nevojshëm po shihet shtimi i planeve operative të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore.
“ Policia e Kosovës mbas 24 shtatorit e ka shtri, sepse vendosshmëria ka qenë më shumë se 100% që të shtrihet sovraniteti në mënyrë operacionale. Ata që e sulmuan republikën e Kosovës e kanë lëshuar Republikën e Kosovës” , ka thënë Arben Dashevci-njohës i sigurisë.
Pas tensioneve të ngritura mes Kosovës dhe Serbisë, KFOR-i ka shtuar prezencën e saj në katër komunat veriore për të ruajtur paqen dhe sigurinë publike.
Kronikë nga gazetari: Venhar Isufi