TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohësit e rrethanave politike dhe të drejtësisë e shohin me skepticizëm “draftin e ri për Asociacionin ”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Njohësit e rrethanave politike dhe të drejtësisë e shohin me skepticizëm “draftin e ri për Asociacionin ”

I ndarë në 17 nene, dokumenti jep detaje për përcaktimin politik-ligjor, organet, objektivat, marrëdhëniet me autoritetet qendrore.

Draft-statuti e përkufizon atë si një “entitet të ligjshëm”  në pajtueshmëri me marrëveshjen e parë në Bruksel, për parimet e asociacionit.

Asociacioni që fillimisht përbëhet nga 10 komuna, por që mund të zgjerohet, përbëhet nga Asambleja, Presidenti, zëvendësi i tij, Këshilli, Bordi dhe Zyra e Apelit. E ka stemën dhe flamurin.

Ky Asociacion kërkohet të ushtrojë mbikëqyrje të plotë në fushën e arsimit, kujdesit shëndetësor, zhvillimit ekonomik, kurse në katër komunat veriore lejohen të propozojnë komandantin rajonal të policisë.

Komunat me shumicë serbe sipas këtij drafti do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë me autoritetet e Serbisë, madje edhe të përfitojnë grante nga ky shtet.

Avokati Skender Musa thotë se një pikë me rëndësi në këtë draft është ajo e cila e fuqizon autonominë e komunave të Asociacionit.

“ Në rast të mosmarrëveshjeve mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkësisë parashihet që Qeveria e Kosovës ka të drejtë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të vendosë si një autoritet qendror lidhur me anulimin e një vendimi të paligjshëm të marrë nga niveli lokal”, deklaroi Musa

E për njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Albinot Maloku, përcaktimi i Asociacionit si “entitet legal” nuk është në frymën e Kushtetutës.

“Veç definicioni entitet legal me kompetencat e veta që po i ndërlidh që është mundu me dal një nivel i ndërmjetëm, kjo po lë hapësirë me krijua një mekanizëm vendimmarrës të ri brenda sistemit politik në vend”, u shpreh Maloku.

Për këtë draft jozyrtar ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi  Përparim Kryeziu thotë se nuk lëkundën nga qëndrimet e mëhershme se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion një etnik.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, tha Kryeziu.

Tëvë1 ka kontaktuar qeverinë gjermane rreth këtij drafti.

Në pyetjen nëse ky draft ka ardhur nga Bundestagu gjerman, nuk ka pasur përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Gjermania dhe Franca po japin mbështetjen e tyre të plotë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndihmuar nga EUSR Miroslav Lajcak. Është bindja jonë e fortë se çështjet politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren. Në takimet e fundit të nivelit të lartë kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Këto diskutime po vazhdojnë”, thuhet nw përgjigjen e Qeverisw gjermane.

Së fundmi, emisarët evropianë e amerikanë për dialogun, kanë shtuar presionin që Kosova të prezantoj sa më parë një statut për Asociacionin.

Kronika e gazetarit Gojart Jashari

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Britanikja vritet me thikë në stacionin gjerman, arrestohet i dyshuari

Britanikja vritet me thikë në stacionin gjerman, arrestohet i dyshuari

Kosovarët masivisht drejt Shqipërisë në fund të pushimeve verore dhe para nisjes së vitit të ri shkollor

Kosovarët masivisht drejt Shqipërisë në fund të pushimeve verore dhe para nisjes së vitit të ri shkollor

Të paktën 7 të vdekur pasi trageti me 270 persona përmbyset në brigjet e Qipros veriore

Të paktën 7 të vdekur pasi trageti me 270 persona përmbyset në brigjet e Qipros veriore

iPhone 17 kryeson shitjet globale

iPhone 17 kryeson shitjet globale

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën