TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njohës politik e quajnë të pamatur deklaratën e Gërvallës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një panel në Dubrovnik ka thënë se Bashkimi Evropian, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pa NATO-n, është e paaftë që të garantojë siguri. Madje Gërvalla i është referuar BE-së si Tigër prej Letre. Këtë deklaratë të kryediplomatës e kanë kritikuar opozita dhe disa njohës politikë.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Njohës politik e quajnë të pamatur deklaratën e Gërvallës

Ishte pjesë e një paneli me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atë evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në kuadër të Forumit të Dubrovnikut.

Aty, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla u shpreh se BE pa SHBA-në dhe NATO-n është e paaftë që të garantojë siguri.

Kryediplomatja në fjalën e saj para të pranishmëve  i është referuar BE-së si “Tigër prej letre”.

‘’Pyetja kyçe për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet.Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë”, ka thënë Gërvalla. “Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”.

Këtë deklaratë të ministres së punëve të jashtme, njohës të çështjeve politike e quajnë të pamatur.

“Deklarimi i tillë ku ka doza inferioriteti ndaj BE-së, është i pamatur, i pasaktë dhe duhet si i tillë të gjejë forcë në një formë tjetër, dhe të bëhet edhe një kërkim falje për këtë deklaratë pasi edhe shtetet që kanë peshë dhe ndikim të fuqishëm në rajon dhe më gjerë nuk bëjnë deklarime të tilla dhe janë të matur dhe në kohën ku jemi neve, këto deklarime sjellin vetëm nuanca negative dhe nuk i shërbejnë avancimit të çështjes tonë dhe hapave të cilët kemi nevojë për çdo partner”, ka thwnw Tomor Avdia, ish-diplomat.

Megjithatë sipas njohësit të çështjeve politike, Seb Bytyçi, BE-ja është ndër organizatat më të kritikuara sa i përket mungesës së efektivitetit në politikën e jashtme.

“Në politikën e jashtme, Kosova duhet të përdorë gjuhë diplomatike, mirëpo Kosova duhet ta kritikojë BE-në për qasjen e saj të gabueshme për Ballkanin Perëndimor dhe mungesën e efektivitetit dhe është pikërisht kjo qasje që ka ndikuar të mos ketë normalizim mes Kosovës dhe Serbisë”, thotw Bytyqi.

Ndërkaq, qëndrimi i ministres Gërvalla nxiti reagime edhe nga vet emisarët Escobar e Lajçak.

Sipas Escobarit, gjithçka pozitive që ka ndodhur në gjeneratën e fundit ka qenë nga bashkëpunimi amerikano-evropian.

E emisari evropian, Miroslav Lajçak, theksoi se Bashkimi Evropian është ëndërr për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq reagime pati edhe nga opozita në Kosovë.

Këta e konsideruan të papërgjegjshme deklaratën e ministres Gërvalla, ndërsa gjendjen e diplomacisë së jashtme e quajtën të mjerë dhe të rrezikshme.

Ndërsa  në mbrojte Gërvallës i doli Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, duke i quajtur trillime raportimet për përplasjen e ministres Gërvallës me emisarin amerikan Escobar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Haliti: Agim Aliu ka shpenzuar 50 milionë euro në dy nënkalime si gropa betoni

Haliti: Agim Aliu ka shpenzuar 50 milionë euro në dy nënkalime si gropa betoni

Enver Haliti kritikon PDK-në: 10 vite qeverisje dhe Ferizaji ende me vetëm një çerdhe publike

Enver Haliti kritikon PDK-në: 10 vite qeverisje dhe Ferizaji ende me vetëm një çerdhe publike

Mbappe udhëheq Real Madridin, dy gola në fitoren ndaj Marseille

Mbappe udhëheq Real Madridin, dy gola në fitoren ndaj Marseille

Emisioni “Info Nata” 16.09.2025

Emisioni “Info Nata” 16.09.2025

Debuton Zhegrova dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

Debuton Zhegrova dhe ndihmon Juventusin të marrë një pikë me Dortmundin

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Haliti i LVV-së premton ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit në Ferizaj

Mozzikut i konfiskohen dy orë të shtrenjta, raportohet se është arrestuar

Mozzikut i konfiskohen dy orë të shtrenjta, raportohet se është arrestuar

Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Basha dhe Guérot diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Francë

Baraz në dy duelet kryesore të Champions, Reali 1:1 me Marseille, pa gola në duelin Juve – Dortmund

Baraz në dy duelet kryesore të Champions, Reali 1:1 me Marseille, pa gola në duelin Juve – Dortmund

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën