TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Njerëzit që zgjohen me alarm janë të lodhur kronikisht

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
​Njerëzit që zgjohen me alarm janë të lodhur kronikisht

Gjatë studimit, shkencëtarët matën gjatësinë e tyre të gjumit dhe rrahjet e zemrës me ndihmën e pajisjeve portative.

57 për qind e tyre u zgjuan me ndihmën e një alarmi dhe, si rregull, ishin më të uritur se ata që zgjoheshin natyrshëm sepse alarmi ua prishi ciklin natyror të gjumit, njoftuan shkencëtarët nga Universiteti i Notre Dame në Indiana, raporton “Independent”.

Në të kundërt, njerëzit që zgjoheshin në mënyrë natyrale flinin më gjatë dhe pinin më pak kafeinë gjatë ditës. Ata gjithashtu ndiheshin më pak të lodhur gjatë ditës.

Kur zgjohemi natyrshëm, thonë shkencëtarët, trupi aktivizon “përgjigjen ndaj stresit” pak para se të zgjohet për të na përgatitur për të dhe për të na zgjuar.

Por zgjimi nga tingulli i alarmit e kapërcen atë përgjigje natyrale dhe prish ciklin e gjumit.

Të ashtuquajturit zogj të natës përdorën më së shumti alarmin dhe u prekën më shumë nga lodhja, sipas një studimi të publikuar në revistën “Sleep”.

Po ata që vonojnë zgjimin edhe për pesë apo dhjetë minuta pas alarmit të parë?

Me alarmin e mëngjesit fillimisht duhet të mendoni se është koha për t’u ngritur dhe jo se duhet të flini më gjatë, sepse mungesën e gjumit nuk do ta zgjidhim duke vonuar alarmin.

Cikli i gjumit është një gjendje restauruese, e njohur më mirë si REM, dhe është periudha gjatë së cilës ne ëndërrojmë. Pesë ose 15 minuta gjumë që marrim pas shtyrjes së alarmit, definitivisht nuk janë ashtu, sepse gjatë asaj periudhe nuk do të kemi më të mirën nga procesi i gjumit.

Shtyrja e alarmit nuk luan ndonjë rol, shkroi profesori i Notre Dame Aaron Strigel në revistën “Sleep”.

“Qëllimi i këtij hulumtimi ishte pjesërisht dëshira për të çmitizuar atë që ndodh në raste të tilla”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se nga të dhënat e tyre mund të konstatohet se zgjimi me alarm i menjëhershëm apo përdorimi i opsionit për të vonuar zgjimin, me dy apo tre alarme, nuk bën dallim.

“Është problematike nëse keni nevojë për një alarm sepse jeni të privuar kronikisht nga gjumi”, tha profesori./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Ndryshon plani, përfundimisht merr fund ideja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Kosovë

Kërkohet paraburgim ndaj personit që i publikoi fotografitë e një vajze në “Telegram”

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën