TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një vit pritje për ndihma – Serbia bllokon fondet për bujqit shqiptarë të Luginës

Bujqit e Luginës së Preshevës aplikuan për ndihmë nga Qeveria e Kosovës në vitin 2024. Por pavarësisht që janë bërë gati një vit, ata këto mjete nuk i kanë marrë si shkak i bllokimit nga ana e Serbisë. Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar që të shfuqizohet një vendim i tillë, por KKSh-ja nuk kanë pranuar. Nga Qeveria e Kosovës thonë se ndihmat do të vazhdojnë dhe kjo qasje e Serbisë tregon që nuk janë të gatshëm për normalizim të marrëdhënieve.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
0 0
A A

Në tetor të vitit 2024, u hap thirrja për aplikim për bujqit dhe fermrët e Luginës së Preshevës.

E në dhjetor për këto aplikime Qeveria e Kosovës ndau 1 milonë euro për bujqit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Për gati një vit, të përzgjedhurit që aplikuan përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar për fitim të këtyre mjeteve ende nuk i morën.

Kjo për shkak që Serbia e bllokoi këtë proces.

Këtë si shkelje të të drejtave të njeriut e sheh kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

“Unë edhe njëherë i bëjë thirrje ministrit që atë vendim të shfuqizoj. Ato të holla janë të atyre bujqve, ato të holla nuk do të alokohen për asgjë tjetër, do të jenë vetëm për përfituesit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk përfitojnë në Ministrinë e Bujqësisë së Serbisë, sepse ata nuk japin fond për shqiptarët dhe duke mos iu japur fond ne e kemi parë të rrugës të krijojmë një fond për t’i ndihmuar shqiptarët sepse këto anë janë zona ku punohet toka”.

Nga Qeveria e Kosovës thonë bllokada nga Serbia është vazhdim i qasjes destruktive për shqiptarët atje.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendës-kryeministrit Besnik Bislimi thotë se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve.

“Kjo bllokadë është dëshmi e radhës e qasjes së vazhdueshme dhe destruktive nga ana e Serbisë dhe diskriminimit të shqiptarëve të Luginës. Serbia është faktor destabiliteti në rajon. Sulmet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës, bashkë me bllokada dhe që prej një viti ndalimi i financimit të qeverisë sonë ndaj bujqve të Luginës, tregojnë se fqinji ynë verior fatkeqësisht nuk është i gatshëm për normalizim të marrëdhënieve. Edhe në diskutimet e fundit në Bruksel në muajin shtator, atje ku kemi ngritur këtë çështje e cila është tejet me rëndësi dhe njëkohësisht shqetësuese për ne, Serbia ka refuzuar të diskutojë mbi të dhe braktisur takimin. Qeveria ju ka qëndruar e do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë Luginës së Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve atje. Çdo vit veçse e kemi rritur mbështetjen e përkrahjen financiare për Luginën. Kontaktet me përfaqësuesit shqiptarë atje janë të rregullta, e do të vazhdojmë ta ngremë zërin për padrejtësitë që iu bëhen shqiptarëve”.

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka qenë ajo që ka kërkuar nga KKSH-ja që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçak ka dështuar

Serwer për Specialen: Gjykatë që ka humbur rrugën

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën