TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një vit pas sulmit në Ibër-Lepenc, ende asnjë aktakuzë e ngritur

by Tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Një vit pas sulmit në Ibër-Lepenc, ende asnjë aktakuzë e ngritur

Një vit më parë ndodhi shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, i cili nga institucionet e Kosovës u vlerësua si akt terrorist dhe i orkestruar nga Serbia.

Ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë, e as nuk ka hetime të përfunduara, thonë ekspertë ligjorë për shpërthimin e mbrëmjes së 29 nëntorit të vitit të kaluar në kanalin e Varagës të Zubin Potokut.

Prokuroria Speciale nuk ka treguar për KosovaPress se në cilën fazën ndodhen hetimet, duke potencuar vetëm se “Prokurori kompetent është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, brenda afateve të arsyeshme ligjore”.

Pas këtij incidenti, ishte bërë e ditur se për hetimin e këtij rasti janë përfshirë edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Për shpërthimin në Ibër-Lepenc janë arrestuar dhjetëra persona, e janë sekuestruar armë e eksplozivë.

Megjithatë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë se aktualisht në paraburgim janë vetëm Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq, të cilët janë vëllezër.

“Si IKD e kemi thënë vazhdimisht, çka është me rëndësi është që hetimet nga ana e Prokurorisë për këtë rast të bëhen në mënyrë profesionale, me dëshmi konkrete, në mënyrë që procesi gjyqësor ose aktakuza nëse ngrihet, aktgjykimi nëse merret, thjesht do të thotë ta fitojnë besimin te publiku, por edhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. E dimë që për këtë rast ka pasur reagime si nga Ambasada amerikane në Prishtinë, si ambasada në Beograd, të cilat kanë kërkuar qartësi dhe hetime të pavarura. Kështu që, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të Kodit Penal të Kosovës, së paku do të thotë, janë dy vjet kohë për hetime nga ana e Prokurorisë. Ka kaluar vetëm një vit, por me vetë faktin që kemi në paraburgim dy veta, do të duhej që Prokuroria ta trajtojë këtë rast me më shumë efikasitet, në mënyrë që të zbardhet i plotë ky rasti sa më shpejt që është e mundur”, tha Miftaraj.

KosovaPress ka pyetur Ndërmarrjen Publike “Ibër Lepenc” se a ka ndonjë raport përfundimtar për dëmin e shkaktuar nga ky sulm terrorist, por nuk ka pranuar përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Disa ditë pas sulmit, gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli në këtë ndërmarrje, kjo e fundit kishte thënë se dëmi i shkaktuar është rreth 400 mijë euro.

“Dëmi i synuar që do të ndodhte sikur të arrihej ndërprerja e furnizimit, siç ka qenë e planifikuar, do të ishte rreth 2.5 milionë euro vetëm në importin e energjisë elektrike, e të mos flasim për paralizimin e aktivitetit ekonomik, të ngrohjes së qytetarëve, furnizimit me ujë dhe shumë shërbime të tjera…Ne e kemi bërë një analizë të përafërt. Dëmi, riparimi dhe renovimi do të na kushtojë diku rreth 400 mijë euro, por kjo do të bëhet në bashkëpunim me Bankën Botërore”, kishte thënë Rizvanolli.

Avokati Arbër Jashari thotë se sulmi në Ibër-Lepenc i ka të gjitha tiparet e një akti terrorist.

“Deri më tash nuk kemi një aktakuzë, domethënë nuk ka hetime të përfunduara sa i përket këtij rasti dhe është zbardhur shumë pak apo hiç lidhur me kryerësit potencialë të këtyre veprave penale. Sa i përket motivit, ai edhe mund të presupozohet, dhe të dihet njëfarë forme, se ideja e këtij sulmi ka qenë që të shkaktojë e të ngjallë panik te popullata, në përgjithësi te shtetasit e Republikës së Kosovës dhe të krijojë ndjenjën e pasigurisë, gjë që është tipike e sulmeve terroriste. Por, deri më tash nuk ka pasur hetime të përfunduara. Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe informatat më të mëdha rreth kësaj çështjeje, pothuajse kanë munguar. Mbase Prokuroria Speciale do të duhet të jep disa informata bazike, të cilat edhe nuk mund, të cilat nuk do t’i kishin cenuar hetimet, thjesht vetëm rreth veprimeve që janë ndërmarrë, dhe nëse ka pasur diçka konkrete lidhur me kryesit e veprës penale, motivin e kryerjes dhe rrethana të tjera, të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme që të dihen për këtë çështje”, tha ai.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë, nga Liqeni i Ujmanit, disa qytete të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.

Pas sulmit terrorist, ndërmarrja publike Ibër-Lepenc, ndërpreu ujin për disa orë për termocentralet.

Ndërprerje të ujit ka pasur edhe në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Fushë-Kosovë dhe Obiliq.

Uji arriti në termocentrale vetëm pas mobilizimit dhe ndërhyrjes së shpejtë për sanimin e dëmeve në kanalin e Ibër-Lepencit.

Tags: Ibër-LepencsulmiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Podujeva do të bëhet me Park Industrial, nënshkruhet marrëveshja

Podujeva do të bëhet me Park Industrial, nënshkruhet marrëveshja

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin turk, e falënderon për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Turqi

Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin turk, e falënderon për kontributin në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Turqi

ASK: Tregtia me pakicë shënon rritje të qarkullimit dhe punësimit në Kosovë

ASK: Tregtia me pakicë shënon rritje të qarkullimit dhe punësimit në Kosovë

Nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Vdes ish-pronari i Chelseas

Vdes një nga legjendat e futbollit botëror

ASK: Tregtia me pakicë shënon rritje të qarkullimit dhe punësimit në Kosovë

ASK: Tregtia me pakicë shënon rritje të qarkullimit dhe punësimit në Kosovë

Nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Sukses i jashtëzakonshëm i KF 2 Korriku në Gothia Cup 2026, klubi paraqitet në turne me veshje kombëtare

Sukses i jashtëzakonshëm i KF 2 Korriku në Gothia Cup 2026, klubi paraqitet në turne me veshje kombëtare

Aktakuzë ndaj një të pandehuri në Gjakovë për tri vepra penale që lidhen me shitjen e kokainës dhe armëve

Aktakuzë ndaj një të pandehuri në Gjakovë për tri vepra penale që lidhen me shitjen e kokainës dhe armëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën