TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një vit nga sekuestrimi i 400 kg kokainë, asnjë aktakuzë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një vit nga sekuestrimi i 400 kg kokainë, asnjë aktakuzë

Fiks një vit më parë, u sekuestruan 400 kilogramë kokainë, vlera e së cilës arrinte 20 milionë euro. Ky lloj droge u gjet në Lipjan në kutia të mbushura me mish pule, paketim i  cili prejardhjen e kishte nga Brazili.

Katër të dyshuarit vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim, megjithëse ende nuk iu është ngritur aktakuzë.

Më 1 maj, Izet Shaqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi dhe Faton Vrajollit iu vazhdua edhe për dy muaj të tjerë masa e paraburgimit, nën dyshimin për blerje, posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike, dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Për këtë, tëvë1 ka siguruar materialet se ku e ka bazuar Prokuroria Speciale vazhdimin e paraburgimit.

“Gjykatës do t’i paraqiten në mënyrë konfidenciale prova dhe do të bindet se rreziku për dhunë, duke mos e përjashtuar edhe rrezikun për jetë, është evident dhe i mundshëm nga të pandehurit të cilët vazhdimisht bëjnë plane që përmes metodave të ndryshme të arrijnë këtë qëllim. Marrë për bazë faktin se të njëjtit janë mirë strukturuar si grup dhe kanë fuqi ekonomike/financiare, rreziku për dhunë me qëllim të arritjes së qëllimit të tyre është i pashmangshëm dhe evident në çdo moment”.

Por sipas këtyre materialeve gjykata nuk i ka pranuar këto prova konfidenciale.

Mirëpo, kjo nuk ndaloi Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ta aprovonte kërkesën për vazhdim të masës së paraburgimit.

“Sa i përket të dhënave të referuara mbi rrezikun për dhunë ndaj personave të caktuar, kërkesës nuk i është bashkangjitur asnjë provë konkrete në këtë drejtim, që do të bënte të besueshme ekzistimin e një rreziku të tillë konkret, i cili pretendohet në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit për 12 muaj, mirëpo gjykata gjen se ekziston shkak i bazuar për të besuar në ekzistimin e rrezikut të përgjithshëm, që gjykuar në relacion me kompleksititetin e rastit, numrit të provave dhe spektrin e shtrirjes së hetimeve, bazuar në shtrirjen e aktivitetit kriminal, të grupit të strukturuar  ka bazë ligjore për zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj”.

Mbrojtësit e kanë apeluar këtë vendim të Themelores.

Televizioni ka tentuar të marrë qëndrim nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale, por nuk ka marrë përgjigje.

Ky operacion anti drogë, kishte bërë bashkë Policinë e Kosovës, Policinë Shqiptare, atë italiane dhe DEA-n amerikane.

Raporti i gazetares Florijeta Dernjani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi në Prizren, sulmoi një grua dhe më pas e grabiti

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunal, keqpërdoren detyrën për projektin e lapidarëve në Suharekë

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

​BE heton Google për “uljen e renditjes” të përmbajtjeve komerciale nga mediat e lajmeve

​BE heton Google për “uljen e renditjes” të përmbajtjeve komerciale nga mediat e lajmeve

Gjendet edhe trupi i 20-të i ushtarit nga rrëzimi i avionit ushtarak turk

Gjendet edhe trupi i 20-të i ushtarit nga rrëzimi i avionit ushtarak turk

Trump nënshkruan projektligjin për financimin e qeverisë pas një bllokade 43-ditore

Trump nënshkruan projektligjin për financimin e qeverisë pas një bllokade 43-ditore

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit vazhdon dëshmimë në Speciale

Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën