TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një vit nga aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Një vit nga aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në BE

Sot mbushen një vit që kur Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dorëzimin e aplikimit në Pragë të Çekisë, e cila udhëhiqte Presidencën e radhës së BE-së, e bëri kryeministri Albin Kurti më 15 dhjetor 2022, ndërsa ai ishte nënshkruar një ditë më parë nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Kurti.

Me rastin e dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në BE, kryeministri Kurti tha se letra që ai mban me vete “përmban shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë, të cilët kanë punuar kaq shumë për të arritur këtë ditë”.

“Ajo flet për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së me të cilën ndajmë vlera dhe ideale të përbashkëta si një proces historik nga një projekt politik paqeje dhe prosperiteti”, tha ndër të tjerash Kurti.

Neni 49 i Traktatit të BE-së thotë se çdo vend evropian, i cili respekton vlerat evropiane dhe angazhohet për promovimin e tyre, mund të aplikojë për anëtarësim në BE.

Aplikimin e Kosovës për anëtarësim e pret një rrugë e gjatë deri në finalizim, për të cilin nuk ka afat të caktuar kohor.

Pas sigurimit të statusit të vendit kandidat, procedura parasheh hapjen e negociatave që pasohet nga nënshkrimi i traktatit për pranim midis BE-së dhe vendit kandidat. Më pas nevojitet të bëhet ratifikimi i tij nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Nga Ballkani Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë progres drejt BE-së, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë vitit 2022 nisën procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE, ndërsa Bosnjë e Hercegovina e mori statusin e vendit kandidat./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

I hiqet shtetësia e Kosovës një serbi, shkak rrezikimi i sigurisë kombëtare

Qeveria i kërkon BE-së dënim të deklaratave të ministres serbe për Kosovën

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Dy shtetas të Serbisë dhe një kosovar arrestohen për falsifikim dokumentesh dhe tentim mashtrimi me tokë në Prishtinë

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Aksion në 35 autoparkingje në Gjilan dhe Viti, evidentohen shkelje për shmangie tatimore

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë e mitur nga një strehimore në Prishtinë, policia nis hetimet

Arsyet kryesore pse po ju bien flokët

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Policia jep detaje për therjen e të miturit në Podujevë

​Travel off Path: Shqipëria drejt BE-së, çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

​Travel off Path: Shqipëria drejt BE-së, çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën