TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave në Suedi

by teve1
1 vit ago
0
A A
Një sulm kibernetik zbulon të dhënat e 1,5 milionë personave në Suedi

Të dhënat personale të rreth 1,5 milionë personave janë zbuluar në internet, pas një sulmi kibernetik ndaj një ofruesi suedez të sistemeve të IT-së.

Numri i personave të prekur përfaqëson gati 15% të popullsisë së Suedisë prej 10,6 milionë banorësh.

Më së shumti u prekën autoritetet lokale. Sulmi ndaj ofruesit të sistemeve të IT-së ”Miljodata” ndodhi gjatë fundjavës së 23-24 gushtit.

“Të dhënat e vjedhura në sulmin ndaj ofruesit të sistemeve të IT-së tani janë zbuluar.

Kjo ka të bëjë me të dhëna që i përkasin më shumë se 1,5 milionë individëve privatë”-tha prokurorja Sandra Helgadottir, duke shtuar se një hetim për shkeljen e të dhënave ishte duke vazhduar.

Një grup që e quan veten ”Datacarry” ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe hetimi është përqendruar në identifikimin e personit ose personave përgjegjës.

“Aktualisht nuk ka prova që sugjerojnë përfshirjen e një shteti të huaj”, tha ajo. Sipas mediave suedeze, hakerat kërkuan 1,5 bitcoin (rreth 150 000 euro) ndërsa kërcënuan se do të publikonin të dhënat.

”Miljodata” njoftoi gjatë fundjavës se të dhënat ishin publikuar në darkweb.

Të dhënat e rrjedhura përfshijnë emra, adresa dhe detaje kontakti.

Autoriteti Suedez i Privatësisë tha në fund të gushtit se kishte marrë 250 raporte nga palët e prekura.

Sipas autoritetit, të paktën 164 bashki dhe katër autoritete rajonale u prekën nga sulmi. Qyteti i Goteborgut, në veçanti, u prek nga sulmi kibernetik.

Kompanitë private kanë pasur gjithashtu të dhëna të kompromentuara duke përfshirë prodhuesin e kamionëve ”Volvo”, linjën ajrore SAS dhe prodhuesin e motorëve të avionëve ”GKN Aerospace”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Volkswagen tërheq mbi 70,000 automjete elektrike në të gjithë botën për shkak të baterive me defekt

​Volkswagen tërheq mbi 70,000 automjete elektrike në të gjithë botën për shkak të baterive me defekt

Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para

Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

WhatsApp: Tani mund të heshtni thirrjet nga numra të panjohur

WhatsApp sjell një funksion të ri për thirrjet

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës

Stërvitje e përbashkët detare Shqipëri-Turqi në Gjirin e Vlorës

Franca riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë

Franca riafirmon përkushtimin për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë

Sulmi izraelit në Gaza vret dy palestinezë, në shkeljen e fundit të armëpushimit në fuqi

Sulmi izraelit në Gaza vret dy palestinezë, në shkeljen e fundit të armëpushimit në fuqi

Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Dita e tetë e protestës në Shqipëri – Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, përleshje me policinë

Protestuesit përballen me policinë, sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës

Protestuesit përballen me policinë, sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës

Vrasja e Auron Ferizit – 25 vite burgim për Egzon Shalltin, familja e viktimës kundërshton ashpër

Vrasja e Auron Ferizit – 25 vite burgim për Egzon Shalltin, familja e viktimës kundërshton ashpër

Nufi pas takimit me komandantin e KFOR-it: Shqipëria e përkushtuar për stabilitetin në Kosovë

Nufi pas takimit me komandantin e KFOR-it: Shqipëria e përkushtuar për stabilitetin në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën