Një qytetar i komunitetit serb është dërguar në mbajtje, pasi është kapur duke hyrë ilegalisht në Kosovë, raporton teve1.info
Sipas raportit të Policisë, rasti është cilësuar si kalim i paautorizuar i kufirit dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Leshak / 17.04.2024 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikate.