TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e Komunës dhe të rinjtë në Preshevë

by tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Një samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e Komunës dhe të rinjtë në Preshevë

Deputetja e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Sara Mila, në kuadër të turit rajonal “EUth Balkans – Regional Youth Consultation Tour” ka takuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku vëmendje e veçantë iu kushtua krijimit të mundësive konkrete për të rinjtë si dhe rolit të tyre në ndërtimin e politikave publike.

Gjatë vizitës së saj në Preshevë, deputetja Mila takoi dhe të rinjë të kësaj komune ku në fokus të diskutimeve ishte përfshirja e tyre në proceset e vendimmarrjes, fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe shfrytëzimin e mekanizmave evropianë për zhvillim të qëndrueshëm.

Deputetja Mila ndau përvojën personale në rrugëtimin e saj politik duke vënë në dukje se angazhimi si deputete lidhet edhe me mbështetjen e brezit të ri.

“Njerëzit patën besimin që një vajzë e re, një format i ri, një njeri i thjeshtë që ka shumë dëshirë dhe ka një lloji energjie dhe çiltërsie mund të jetë shumë më mirë se xhaketat e vjetra. Ajo çfarë dua të arrij në këtë 4 vjeçarin timin të parë si deputete, është dëshira dhe angazhimi për t’u dhënë një dorë të rinjve, sidomos vajzave të reja, sepse e di që udhëtimi im në politikë nuk ka qenë perfekt, por e di që nuk ka qenë dhe shumë i vështirë apo i pamundur”, theksoi ajo.

Deputetja Mila e shoqëruar edhe nga Gjergji Ogreni, ekspert komunikimi me fokus tek çështjet e të rinjve dhe Ernest Hasani, ekspert i fondeve të BE-së për projektet, vuri theksoi se

shkëmbimi i ideve dhe përvojave mes të rinjve nga rajoni është thelbësor për të ardhmen e përbashkët. Gjatë takimit, ajo hodhi edhe idenë e organizimit të një samiti të të rinjve të Ballkanit Perëndimor.

“Unë kam shumë dëshirë që siç jemi këtu t’ju shoh dhe në Tiranë, në Elbasan e në çdo qytet ku do shkojmë, ku jemi duke menduar dhe planifikuar që në fund të këtij dialogu dhe turi të madh të mund të bëjmë një samit të mirëfilltë të të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe të mund të arrijme në të shkruar të disa marrëveshjeve, iniciativa që të jenë  të realizueshme që sot.

Mendoj se eshtë një moment shumë i mirë që të rinj nga Tirana, nga Prevesha, të rinjtë e Malit të Zi, të Kosovës, Maqedonisë së Veriut të mundet që të bëhemi bashkë e të shkëmbejmë ide,  shkembejmë probleme, zgjidhje e gjithçka duhet në  mënyrë të atillë për të qenë e per të funskionuar si një grup kompakt i vetëm”, deklaroi Mila.

Nëpërmjet një turi konsultativ me të rinj të tjerë, EUth – Balkans synon të krijojë një pasqyrë reale të sfidave me të cilat përballet rinia në rajon, të lidhë të rinjtë përtej kufijve dhe të hedhë bazat për një bashkëpunim rinor afatgjatë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Bilanci i ri: Mbi 100 të vdekur nga shembja e ndërtesave në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë

Bilanci i ri: Mbi 100 të vdekur nga shembja e ndërtesave në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë

Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave

Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Policia shpëtoi një të moshuar që kishte rënë në bunar në Muzeqinë të Shtimes

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Xani: Shkeljet në dukje ua zbehin kredibilitetin të zgjedhurve të institucioneve, më mirë zgjedhjet

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

Çollaku për vendosjen e Policisë në Urën e Ibrit: Kushdo që thotë se Kurti s’ka bërë asgjë, është joreal

“InfoNata” 08.10.2026

“InfoNata” 08.10.2026

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Prezantohet OnePlus 16, çfarë duhet të dini

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën