tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Një risi në listën e Sylvinhos për ndeshjet e nëntorit

tëvë1 nga tëvë1
10/11/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, braziliani Sylvinho, ka publikuar të premten në mesditë listën e 24 lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Evropianit për këtë muaj.

Shqipëria më 17 nëntor luan në udhëtim te Moldavia, ndërsa më 20 nëntor pret Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator.

Në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje është vetëm një risi, rikthimi i Arbnor Muçollit, që është pjesë e Goteborgut në Suedi.

Në portë, Sylvinho ka ftuar Etrit Berishën, Thomas Strakoshën dhe Elhan Kastratin.

Në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Frederic Veseli dhe Mario Mitaj.

Mesfusha përbëhet nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm, përveç Muçollit, janë edhe Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Sokol Cikalleshi dhe Mirlind Daku.

Grumbullimin zyrtar, Shqipëria do ta ketë të hënën, më 13 nëntor, ndërsa lojtarët që përfundojnë më herët ndeshjet me skuadrat e tyre, do të grumbullohen të dielën.

Konferencën për media, Sylvinho do ta mbaj të shtunën në orën 11:00.

Shqipëria është shumë afër që ta përsëritë suksesin e vitit 2016 kur u kualifikua në Evropianin që u organizua në Francë.

Jakupi: Jemi të dëshpëruar, asnjë nga kërkesat e minatorëve nuk janë realizuar deri më tani

08/12/2023

Canaj: Draft-statuti i Asociacionit sjell një mini-republikë brenda Republikës së Kosovës

08/12/2023

Estonia njeh përpjekjet e Kosovës për de-eskalim të situatës në vëri

08/12/2023

Konjufca: BE-së s’i takonte ta propozonte draft-statutin për Asociacionin

08/12/2023

Tre module shtohen në bazën e të dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

08/12/2023

D+ publikon raportin “Keqpërdorimi i marrëveshjeve për shërbime të veçanta në nivelin qendror”

08/12/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.