TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një polic i përfshirë në rrëmbim, 83 u suspenduan dhe 38 u arrestuan për vepra penale

Një polic është arrestuar të hënën nën dyshimin se është i përfshirë në një rast të rrëmbimit. Gjatë këtij viti Inspektorati Policor rekomandoi suspendimin e 87 zyrtarëve policorë derisa 38 u arrestuan. Dukuria e përfshirjes së zyrtarëve policorë në vepra penale vlerësohet të jetë shqetësuese.

by Lindrit Zejnullahu
8 muaj ago
1 0
A A

Në orët e vona të 18 shtatorit në këtë pompë derivatesh në Prishtinë, ndodhi një rast i rrëmbimit të një personi.

Një 42-vjeçar u rrëmbye nga disa persona duke u sulmuar dhe futur me forcë në një automjet, për t’u dërguar më pas në një fshat dhe për t’u mbajtur peng.

E pas më shumë se një muaji hetime intensive nga Policia e Kosovës, u arrit të zbulohen tetë persona si të dyshuar për këtë rast.

Në një aksion të hënën u arrestuan këta persona, ndër të cilët rezultoi se ishte i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se kanë rekomanduar edhe suspendimin e këtij punonjësi të Policisë.

Megjithatë, nuk duket se janë të pakta rastet kur policët përfshihen në vepra të ndryshme penale.

Sipas statistikave të autoritetit mbikqyrës të Policisë, vetëm gjatë këtij viti janë bërë 87 rekomandime për suspendim dhe janë 38 policë të arrestuar.

Ish-drejtori i Policisë, Reshat Maliqi vlerëson se kjo dukuri tashmë është shqetësuese për këtë institucion.

“Bindja është se zyrtarët policorë janë qytetarë lojalë të shtetit që zbatojnë ligj dhe i ndihmojnë viktimat e jo ata ta viktimizojnë ndonjë person tjetër siç është rasti i fundit që ata të marrin pjesë në kidnapim të ndonjë personi, dmth është krejt në kundërshtim me etikën dhe misionin e vizionin e asaj që e kanë zyrtarët policorë gjatë zbatimit të ligjit”, ka thënë Mailqi.

Sipas tij, duhet mbikëqyrje më e madhe e përfshirjes së mundshme të punonjësve të Policisë në vepra të ndryshme penale.

“Në të gjitha rastet kur qytetarët apo kushdo qoftë ka një informacion për ndonjë polic që është pjesëmarrës i ndonjë vepre penale ose ka kryer vepër penale apo ka planifikuar apo ka bërë përgatitje për kryerjen e ndonjë vepre penale është mirë që me dhënë informacione dhe unë besoj se nuk i shpëton masave ndëshkuese edhe nga Inspektorati Policor edhe nga Policia por në të njëjtën kohë Prokuroria dhe Gjyqësia dhe ta merr dënimin meritor”,ka thënë tutje Maliqi

Tëvë1 ka pyetur Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë se çfarë mase është vendosur ndaj këtyre të arrestuarve por që nuk ka pasur përgjigje deri në momentin e publikimit të kronikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Po shkonin për të shuar zjarret, 6 ushtarë lëndohen pas një aksidenti në Shqipëri

Shqipëria siguron hua prej 302 milionë dollarësh nga SHBA për modernizimin e mbrojtjes

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Spahiu: Rama duhet të shkojë në burg, ka bërë keqpërdorime të mëdha

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Eksperti i Ballkanit kërkon më shumë presion ndaj mosnjohësve të Kosovës

Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Kroacia sinjalizon rritjen e pranisë ushtarake në Kosovë

Përplasje mes dy trenave në Angli, raportohet një viktimë dhe shumë të lënduar

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Irani sinjalizon përfshirje më të madhe të Gazës në planet rajonale të paqes

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Nëna e heroit Ali Ajeti e emocionuar pas zbulimit të pllakës përkujtimore, në Shtedim të Podujevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën