Një person ka raportuar në Polici se nga parkingu i është vjedhur vetura.
Rasti ka ndodhur të dielën në Prishtinë, derisa Policia ka thënë se është duke u hetuar.
“Prishtinë / 02.03.2025 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se nga parkingu i është vjedhur vetura e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.