Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën.
Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 09.04.2024 – 15:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar ta vjedhë kasafortën. Pasi që kasaforta ishte e mbyllur i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.