Një person është raportuar i zhdukur në Vushtrri.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar të martën dhe sipas personit që ka paraqitur rastin, i zhdukuri është larguar nga shtëpia më 1 qershor në mbrëmje dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./teve1.info/







