Një person është lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në rrugën nacionalë Pejë – Prishtinë më saktësisht në fshatin Llapushnik.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i cili ka thënë se policia është duke u marrë me rastin.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fsh. Llapushnik). Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e rastit”, ka deklaruar Krasniqi./teve1.info/