Një person në Junik dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri mbrëmë.
Policia ka bërë të ditur se nga ekipet mjekësore janë njoftuar se një person është duke u trajtuar në shtëpinë e tij pas plagëve të marra.
I plagosuri më pas është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës ku nga aty është transferuar në QKUK-në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se në shtëpinë e të plagosurit ka gjetur dhe sekuestruar, njё armё AK-47 dy (2 karikator i sё njёjtёs armё pesёdhjetё e njё fishekё 7.62mm, njё (1) gёzhojё./teve1.info/






