Një person ka vdekur mbrëmë në fshatin Mollopolc të Shtimës.
Siç njofton policia, ai është dërguar fillimisht në QKMF në Shtime dhe me pas në Emergjencën e Ferizajt, ku është konfirmuar edhe vdekja e tij.
“Fsh. Mollopolc- Shtime 19.12.2023 – NN. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF-Shtime e më pas në emergjencën e Ferizajt, nga ku është konfirmuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.